Nga radhët e heronjve për tërmetin e 26- nëntorit, padyshim që një rol të veçantë luajtën mjekët e urgjencave në zonat më të prekura. Ministrja e shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka shpërndarë edhe një video ku mjekët-heronj flasin dhe rrëfejnë eksperiencat e tyre me tërmetin.
Infermier Erlind Musta rrëfen se telefonatën e parë e mori nga Thumana ku u njoftua se një pallat ishte rrëzuar.
"Telefonatat e para i mora nga zona e Thumanës. Një person në zonë na njoftoi për shembjen e një pallati. " tha ai.
Ndërkohë Dr. Erald Xhelili tregon se për pak momente pas tërmetit vërshoi një lum telefonatash nga Durrësi e Thumana.
"Kishte një lum telefonatash, 100-200. Na vinin për pallate të shembur në Thumanë dikush tjetër pallat në Durrës një 6 katësh thonin" tha Dr Xhalili.
"Tek pallati 6 katësh brenda dëgjohej një zë. herë pas here stafi kishte nevojë të futek brenda rreth 5 metra. Kishte nevojë për oksigjen e likide " tha Dr. Juna Hitaj.
Ndërkohë Dr. Alisa Dudumi tregon se si i erdhën në ndihmë një zonje në Thumanë.
"Patëm shansin që në Thumanë të merrnim një zonjë rreth të 30 me shenja jete" tha ajo.
Ndër të tjera Dr. Eraldo Kushta deklaron: Në momentin që mbërritëm atje dëgjonim njerëz që ulërisnin. Pamë një vilë katër kate në grumbuj materialesh.
"Në një nga grupet që punuam tek Ish këneta dëgjonim njerëz poshtë rrënojave kërkesën për ndihmë të 17-vjeçarit që për fat të mirë mundëm ta shpëtonim dhe e sollëm tek Trauma. Momenti i daljes së tij është jeta që fiton çdo gjë." tha Dr Skënder Brataj.
Tërmeti i 26-nëntorit la pas 51-viktima, ndërsa mijëra të tjerë u plagosën. Po kështu mijëra familje kanë mbetur pa banesa për shkak të demtimeve të rënda që kanë pësuar nga lëkundjet sizmike.
/G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
30 Mars, 00:06
Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?
-
Po
66.5%
-
Jo
27.5%
-
Nuk e di
6%
Vota total: 983
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Përkujtohet dëshmori i luftës së Kosovës, Indrit Cara! Begaj nga Kavaja: Sakrifica e tij shërben si busull për të ardhmen tonë! I përket gjithë shqiptarisë
31 Mars, 14:48
-
'Varfëria dhe korrupsioni mund të mposhten', Basha në Njësinë 5: Programi ynë, për një Shqipëri më të drejtë dhe me mundësi për të gjithë
31 Mars, 12:40
-
Vrasja e palestinezes nga i ati në Tiranë/ Në plan e përfshirë edhe mamaja! Iku nga Gjermania në Liban, gënjyen sikur e reja vdiq në aksident
31 Mars, 12:09
-
'Na jep 1 mijë euro të të fshijmë fotot private'/ Kërcënuan një person përmes TikTok, arrestohet 27-vjeçari në Tiranë, nën hetim bashkëpunëtorja
31 Mars, 09:52
-
Media britanike “Express”: Befasohuni nga plazhet spektakolare dhe të qeta të Durrësit
31 Mars, 07:48
-
Vrasja e Stiven Toshkesit pas sherrit për një vajzë, 18 vite burg për autorin
30 Mars, 17:07
-
Tiranë/ Sherr i dhunshëm, 3 persona dhunojnë fizikisht 39-vjeçarin, lëndohet një 29- vjeçar që ndërhyri
30 Mars, 14:47
-
Tiranë/ Eksperienca unike e makinave, ndahen çmimet e eventit të madh të automobilizmit
30 Mars, 13:19
-
Tiranë/ Po trafikonte mbi 8 kg hashash me makinë, ‘Transportuesi’ prangos 54-vjeçarin pas ndjekjes në Laprakë! Në banesë i gjendet edhe një çifte pa leje
30 Mars, 11:40
-
Politika uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajramin, Begaj: Të jemi të bashkuar në shërbim të interesit kombëtar! Spiropali: Mbarësi e më shumë dashuri
30 Mars, 10:31
-
Tiranë/ Ktheu lokalin në bazë për shitjen e drogës dhe ‘depo armësh’, në kërkim pronari, arrestohet punëtori! (EMRI+VIDEO)
30 Mars, 10:09
-
Durrës/ Besimtarët myslimanë kremtojnë Fitër Bajramin me falje në sheshin para xhamisë së madhe, luten për paqe dhe harmoni
30 Mars, 09:54