Hersi Matmuja sfidë
para “Eurosongut”
Vetëm pak ditë më parë Hersi Matmuja preku një nga skenat më të dashura për të, atë të Konservatorit "Santa Cecilia" në Romë me ftesë të drejtorit Alfredo Santoloci.
Trofeu i festivalit të RTSH-së në fund të dhjetorit nuk ishte vetëm një ogur i mirë për këngëtaren Hersi Matmuja, por për të gjithë shqiptarët.
Vetëm pak ditë më parë ajo preku një nga skenat më të dashura për të, atë të Konservatorit "Santa Cecilia" në Romë me ftesë të drejtorit Alfredo Santoloci.
“Më 19 janar isha në Romë me kërkesën e drejtorit sepse duhet të hapja vitin akademik si fituese e festivalit dhe përfaqësuese e Shqipërisë. Pas ftesës së bërë nga drejtori Alfredo Santoloci, një dhuratë mjaftë e bukur në këtë fillim viti për mua, preka një nga skenat më të dashura përkrah dy tenorëve të njohur italian”, pohon Hersi për “Shqiptarja.com”.
Kënga “Zemërimi i një nate” kënduar nga zëri meliodioz i Hersi Matmujës tashmë ka nisur rrugëtimin e tij të gjatë për tu ballafaquar me skenën e Eurovizionit.
Në fillim të janarit fituesja e edicionit të 52-të të Festivalit të RTSH-së realizoi në Prishtinë fotoshoting për “Eurosong” nga fotografi kosovar Avni Selmani, zyrtarisht fotografi i Eurosongut për Shqipërinë.
Në këtë set fotografik, ku Hersi do të prezantojë coverin për këngën e saj është veshur nga stilistja Blerina Klokoci Rugova, ndërsa për Hair dhe Make Up është kujdesur Besa Muça.
Përsa i përket fazës aktuale për të prezantuar këngën “Zemërimi i një nate” për Eurosongun, aktualisht po punohet me tekstin dhë prodhimin muzikor.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës “Shqiptarja.com”
(b.t/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?
-
Të drejtë
41.3%
-
Të gabuar
52.3%
-
Nuk e di
6.5%
Vota total: 8351
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kreshnik Spahiu: A ka faj Edi Rama, nëse vret 4 protestues në Bulevard?
6 Tetor, 14:01
-
Futbolli shqiptar në zi, ndahet nga jeta legjenda e futbollit Sefedin Braho
6 Tetor, 13:46
-
Aksident i rëndë në Kosovë, humbin jetën tre të rinj! Makina ra në liqenin e Badocit: Dy trupa u gjetën në ujë, njëri në veturë
6 Tetor, 13:36
-
Përmbytjet në Vlorë/ Ushtria në ndihmë për heqjen e ujit nga garazhet e përmbytura
6 Tetor, 13:33
-
Nesër protesta e opozitës/ Policia e Tiranës njofton rrugët që bllokohen! Apel organizatorëve dhe protestuesve: Distancohuni nga aktet e dhunës
6 Tetor, 13:25
-
Mbi 11 mijë gjoba për një javë, Rrugorja bën bilancin: 29 arrestime dhe procedime penale! 49 pezullime dhe bllokime
6 Tetor, 13:15
-
Sofra pukjane, organizimi i pukjanëve të larguar që nuk e harrojnë vendlindjen
6 Tetor, 12:52
-
Përmbytja e kishës Ortodokse në Vlorë, e mbuluar tërësisht nga balta pas tërheqjes së ujit! Shikoni videon
6 Tetor, 12:49
-
Blogu italian ‘beBorghi’: Tirana, një qytet plot jetë dhe energji, të fton ta zbulosh çdo ditë e më shumë
6 Tetor, 12:24
-
Përmbytjet në Vlorë/ Biblioteka e mbuluar nga balta! Drejtoresha: Sektori i librave për fëmijë komplet i shkatërruar! Hera e 3-të në 30 vite (VIDEO)
6 Tetor, 12:05
-
Përmbytjet në Vlorë, vijon pastrimi i rrugëve nga inertet dhe heqja e ujit nga garazhet nëntokësore! Nis evidentimi i dëmeve
6 Tetor, 11:46
-
Eduard Zaloshnja: Korça, qarku ku do të pakësohet një mandat parlamentar
6 Tetor, 11:45