Hervin Çuli emërohet Drejtor
i Teatrit Kombëtar, ikën Skrami 

Hervin Çuli emërohet Drejtor<br />i Teatrit Kombëtar, ikën Skrami 
Hervin Çuli është emëruar Drejtor i Teatrit Kombëtar, në vend të Kristaq Skramit. Vendimi është marrë nga qeveria dhe është bërë publik në faqen zyrtare të Këshillit të Ministrave. Vendimi është për lirimin dhe emërimin në detyrë të Drejtorit të Teatrit Kombëtar, ku shkruhet se: “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 3 e 4, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

Vendosi:
Kristaq Skrami, drejtor i Teatrit Kombëtar, lirohet nga kjo detyrë.
Hervin Çuli emërohet drejtor i Teatrit Kombëtar.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
Kryeministri
Edi Rama”

Hervin Çuli u përzgjodh nga Ministria e Kulturës pas një konkursi të hapur. ku morën pjesë emra të njohur të skenës në Shqipëri dhe jashtë saj. Ai ka një eksperiencë 17-vjeçare në fushën e teatrit. Ka vënë në skenë rreth 30 shfaqje si regjisor dhe 20 të tilla si aktor.  Prej vitesh Hervin Çuli ka qenë në qendër të debateve mediatike në lidhje me çështjet e teatrit vendas.
 

Shkrimi u publikua sot (23.01.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore

Behgjet Pacolli: Kam dy vajza nga lidhje jashtëmartesore