Hervin Çuli: Teatrit të mbytur në
borxhe, nuk do t’ia mbyllin dyert

Hervin Çuli: Teatrit të mbytur në<br />borxhe, nuk do t’ia mbyllin dyert
TIRANE- Hervin Çuli, pas marrjes së detyrës së drejtorit, ka thyer heshtjen në Teatrin Kombëtar, duke e lënë skenën 10 ditë në dispozicion tw aktorëve të rinj. Ndërsa e pyesim drejtorin e ri të Teatrit Kombëtar pse ka bërë këtë zgjedhje, ai rrëfen se “bashkëpunimet e para kanë qenë me pjesën më aktive të lëvizjes teatrore në vend”, pa harruar atë të shqiptarëve jashtë kufijve të Shqipërisë.

Sot në Teatrin Kombëtar nis shfaqja e parë e kontraktuar mes Hervin Çulit dhe trupës private të Teatrit Shëtitës. Bëhet fjalë për komedinë “Kur njihesh në internet” me regji të Kiço Londos, e njohur për suksesin e saj në dhjetëra rrethe të vendit. Që drejtori Hervin Çuli e ka si objektiv nxitjen e të rinjve, e kemi pasur të qartë nga platforma e tij, por na duhet të dimë se cila është arsyeja që ai beson se publiku do të vërshojë për 10 ditë në dyert e Teatrit Kombëtar për të njëjtën shfaqje?! “Kur njihesh në internet” do të ngjitet në skenën nga data e sotme (1 shkurt) për të vijuar në datat 2, 6, 7, 8, 9, 13, 14, 15 dhe 16 shkurt. Drejtori Hervin Çuli beson se publiku do të jetë i pranishëm çdo mbrëmje, ndërsa rrëfen se bashkëpunimi me trupën private të Kiço Londos ka edhe një arsye tjetër...

Përballja e parë e drejtorit të ri të Teatrit Kombëtar janë borxhet e mbartura nga drejtuesit e mëparshëm. “Teatri Kombëtar, -thotë Hervin Çuli, -ka borxh fonde premierash ende të pashlyera” ……, por ai nuk ia lejon vetes të justifikohet pas këtij fakti, ndaj rrëfen se: “Kam menduar që të ngjis në skenë këtë vepër, duke ndjekur një politikë më liberale, me të cilën duhet të mbajme  gjallë teatrin për spektatorët”. Kështu shprehet Hervin Çuli për Shqiptarja.com, duke shtuar se e ndjek këtë politikë për shkak se “borxhet që janë trashëguar në Teatrin Kombëtar, duan një kohë të gjatë që të rikuperohen”.

Çuli rrëfen për gazetën se, që spektatori të rikthehet dhe të vërshojë drejt Teatrit Kombëtar, është duke parë se cilat nga trupat private kanë realizime më suksesshme. “Kjo politikë do të vijojë derisa të rikuperohen borxhet. Gjithsesi, kjo politikë synon edhe në mbështetjen e më të rinjve dhe shfaqjeve më të realizuara në rrafshin kombëtar”, shprehet Çuli, duke shtuar se “për shfaqjet dhe bashkëpunime me cilësi dyert e teatrit do të jenë gjithmonë të hapura”. Shfaqja e Kiço Londos ka korrur sukses në të gjitha skenat e vendit, ku ka shkuar kjo trupë shëtitëse, e cila përbëhet nga një kast aktorësh shumë ambiciozë.

Drejtori i Teatrait Kombëtar ka zgjedhur pikërisht këtë shfaqje për të nisur nga puna dhe siç e ka parashikuar në platformën e tij, ai nuk do që të zhgënjejë publikun. Dhe që publiku në këto ditë të ftohta dimri do ta frekuentojë shfaqjen ai është i sigurt, sepse ka premtuar që nuk do të ketë më salla të ftohta. “Unë besoj se të shtunën e të dielën spektatori do të pushtojë sallat. Ne do të vëmë edhe ngrohjen, pasi do të vënë në provë kaldajën”, thotë drejtori i ri i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli.


Shkrimi u publikua sot (01.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane