Heshtja e tij kundrejt akuzave të Berishës, Basha: Sulmet nuk buronin nga ai por nga Rama! Heshta për të mos thelluar plagët në PD

 

Akuzat e Berishës ndaj tij prej më shumë se një viti, Lulzim Basha i konsideroi si të njëjtat me ato të kryeministrit Edi Rama dhe shtoi se nuk u ishte përgjigjur për të mos thelluar plagët brenda Partisë Demokratike.

“Nuk është se kam heshtur se nuk kisha çfarë të thoja për sulmet, akuzat, apo për personin në fjalë. Por kam zgjedhur të hesht i vetëdijshëm për plagët që shkaktonte çdo sulm i tij tek demokratët. Çfarëdo të thoja, vetëm do i thellonte këto plagë sepse në fund të fundit asnjë prej sulmeve të tij nuk kanë buruar vetëm nga ai, kanë qenë sulme që për vite me rradhë janë bërë nga Edi Rama”- shtoi ish kryedemokrati.


Lajmi kryesor:

PD pa kryetar, Basha rikthehet në politikë: Më 14 maj skadoi e vjetra! Duhet vetting i politikanëve, kufizim mandati për Kryeministrin e lista të hapura


B.V/S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive

Dumani: Në filtër vendimet e Vetingut, me iniciativën tonë hetojmë gjyqtarët dhe prokurorët e shkarkuar! Në fokus dhe ata që janë në sistem, ka premisa që kryejnë akte korruptive