Heshtje dhe lutje në Japoni në nderim të 18 500 viktimave të katastrofës së trefishtë në 2011 (VIDEO)

Një minutë heshtje u mbajt në të gjithë Japoninë në nderim të viktimave të tërmetit, cunamit dhe shpërthimit në Fukushima të 11 marsit 2011, që i moriën jetën të paktën 18,500 personave.

Kambanat u dëgjuan në të gjithë Japoninë dhe qytetarët u lutën së bashku për viktimat ndërsa sytë i kishin të drejtuar nga deti, shkaku i tragjedisë më të madhe të vendit në dekadat e fundit.

Ky moment u pasua nga një ceremoni zyrtare në Tokio ku folën Perandori Naruhito dhe Kryeministri Yoshihide Suga.

"Kombi ynë ka kaluar disa katastrofa që mund të konsiderohen kriza kombëtare por paraardhësit tanë kanë kapërcyer çdo gjë  me guxim dhe shpresë" , kujton nga ana e tij Kryeministri Suga.

Ndërkohë që në 25 Mars nga prefektura Fukushima, zemra e zonës që u godit nga katastrofa do të mbahet një maratonë në nderim të viktimave, pjesë e të cilës do të jetë edhe Noriyuki Suzuki, i ati i njërës nga viktimat. Çdo hap që ai bën do të jetë në kujtim të vajzës së tij, Mai, si dhe 73 studentë të tjerë dhe 10 mësues nga Shkolla Fillore Okawa. Ai beson se vajza e tij, e cila ishte 12 vjeçe në atë kohë, dhe të tjerët do të ishin akoma gjallë nëse mësuesit do t’i drejtonin studentët larg cunamit dhe jo pa e ditur drejt tij.

Shpërthimit bërthamor në stacionin elektrik në Fukushima Daiichi pas tërmetit dhe tsunamit la të gjitha komunitetet të pabanueshme për shumë vite për shkak të rrezatimit, rrezatim i cili nuk është zhdukur ende.

Japonia ka mësuar disa mësime nga katastrofa e trefishtë, duke ngritur mure të reja gjithnjë e më të larta për tu mbrojtur nga Tsunamit, duke përmirësuar sistemet e paralajmërimit dhe rrugët e evakuimit.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja