Hetem Ramadani: Inva me shëroi zemrën

Hetem Ramadani: Inva me shëroi zemrën
Promovimi i librit të Hetem Ramadanit, bashkëshortit të sopranos Inva Mula, i cili prej 20 vjetësh praktikon teknikën e meditimit transhendental (MT), ka pasur një pjesëmarrje të madhe dje në Hotel Sheraton në Tiranë.

Promovimi u bë në kuadër të Panairit të Librit "Tirana 2012" nga shtëpia botuese Toena. Megjithëse libri "Shëndeti dhe suksesi nëpërmjet meditimit" është shkruar nga dy autorë, Prof. dr. Radovan Starc dhe Hetem Ramadani, pikërisht bashkëshorti i sopranos Inva Mula ishte në qendër të vëmendjes në aktivitetin e djeshëm. Sopranoja Mula ishte e pranishme në radhët e para. Botuesja e Toenas, zonja Irena Toçi në fjalën e saj, duke argumentuar efektet e shumta të meditimit në ndjenjën, shëndetin, shërimin dhe suksesin afarist tha se "Kimia kuantike është një shtysë që njeriu të arrijë suksese.

Fakti që zoti Ramadani fitoi zemrën e divës Inva Mula, tregon se nuk mund të ishte një njeri i zakonshëm". Kumtesa e gjatë e zotit Ramadani për meditimin dhe efektet si anti-stres në tru, janë ndjekur me vëmendje nga gjithë të pranishmit. Ishin në këtë promovim, shkrimtarë, studiues, emra të njohur të skenës dhe ekranit, dhe artistë që kanë punuar me sopranon e njohur Inva Mula. Hetem Ramadani, ndërkohë ka dhuruar libra për çdo të pranishëm dhe do të ndajë gjatë panairit kopje të tjera falas. Duke e konsideruar librin të dobishëm për shërimin e stresit dhe bindjen e njerëzve për të kaluar më meditim, psikologia Mirela Sula tha se "libri i Ramadanit ka shumë vlerë për njerëzit, sepse shkenca ka filluar të merret me punët e shpirtit.

Vetë Ramadani argumentoi sesi nëpërmjet meditimit mund të shërohen edhe plagë e sëmundje e ndryshme, duke përmendur një nga sukseset e tij shërimin e Adem Demaçit, kur siç u shpreh ai, "mjekët i kishin dhënë vetëm dy vjet jetë dhe ai tashmë është shëndoshë e mirë". Pasi ka folur edhe për punët e zemrës, së cilës zoti Ramadani i jep funksionin e "të menduarit", ku pohon se "zemra është një tru i vogël",pyetjes së gazetës lidhur me këtë tezë të tij, "se si ka menduar zemra e tij kur ra në dashuri me sopranon Inva Mula, Ramadani i përgjigjet në këtë mënyrë:

"Dikur zemra ime ishte thyer. Dhe njeriu komunikon me valët kuantike. Ju e dini se kush me mirë se Inva Mula di të përcjellë me këngë këto valë. Duke dashuruar Invën, zemra ime u shërua. Zemra nuk sheh, kur nuk i ndjen këto valë, dhe nëse ajo nuk sheh nuk mund të shërohet. Kur i ndjen zemra valët kuantike ajo nis të shikojë. Kështu vrojtuesi e vë në funksion potencialin e valëve kuantike dhe dashuria vihet në funksion. Inva më shëroi zemrën", tha dje Hetem Ramadani.

shkrimi u publikua në gazetën Shqiptarja.com, datë 15 nëntor
(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi