TIRANË - Merret në pyetje për shpërdorim detyre ish-zëvendësministri i Brendshëm, Ferdinand Poni. Lajmi konfirmohet nga burime të policisë, të cilat shtojnë se seanca e pyetjeve ka nisur sot në orën 16:00.
Ndërsa bëhet e ditur se çështja po hetohet nga krimi ekonomik i policisë së Tiranës.
Ende nuk bëhen të ditura rastet konkrete të shpërdorimit të detyrës nga ana e Ponit, por paraprakisht njoftohet se ai akuzohet për dy raste korrupsioni.
Ndërkohë dhe vetë Poni ka pranuar se është marrë në pyetje nga policia e Tiranës. "Jam marrë në pyetje si person që ka dijeni për rrethanat e çështjes", ka shpjeguar ai për "A1 Report". Por më tej nuk ka pranuar të japë detaje rreth çështjes për të cilën është pyetur.
Poni aktualisht është kryetar i grupit të këshilltarëve të djathtë në bashkinë e Tiranës. Ai ka qenë zv/ministër në qeverinë Berisha.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com