Hetim në Austri, Itali e San Marino/ SPAK nis letërporosi për dosjen hetimore ndaj Ilir Metës

Hetim në Austri, Itali e San Marino/ SPAK nis letërporosi për dosjen hetimore ndaj Ilir Metës

Monika Kryemadhi dhe Ilir Meta

TIRANË- Në krye të një muaji nga kallëzimi i avokatit Idajet Beqiri ndaj ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi, SPAK ka firmosur tre letër-porosi të tjera që përmes Ministrisë së Drejtësisë, u janë dorëzuar partnerëve.

Kërkesa për ndihmë juridike i është dërguar Austrisë, Italisë dhe San Marinos, aty ku avokati denoncoi se i janë nënshtruar trajtimeve estetike. Avokati që i kallëzoi për korrupsion dhe pastrim parash thotë se kjo gjë vërtetohet nga kartelat mjekësore.

A kanë kryer ndonjëherë ndërhyrje mjekësore apo estetike çifti Meta dhe personat e bashkëlidhur me ta që janë rrethi më i ngushtë, pyesin në letër-porosi prokurorët e SPAK. Ata kërkojnë po ashtu prova shkresore që vërtetojnë diçka të tillë dhe mënyrën si është kryer pagesa, në rast se ndërhyrje të tilla kanë ndodhur bëjnë me dije burimet.

Por SPAK e ka bashkuar kallëzimin e avokatit me atë të ish-deputetit Halit Valteri, për të cilën gjithashtu ka përcjellë letër-porosi në SHBA, meqenëse ka akuza për lobimin 700 mijë dollarësh të padeklaruar.

Një letër-porosi e pestë pritet të niset drejt Qipros aty ku përflitet për kompanitë “offshore”, por prokurorët kanë pak shpresë që Qipro t’i përgjigjet drejtësisë shqiptare.

Çështja e tretë e hapur në SPAK bazohet në denoncimin e gazetarit Adriatik Doci, i cili akuzon çiftin presidencial për shpërdorim detyre dhe pastrim parash./TCH

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • KALESHI BULES REXHEP Leka [ kepi ]: 03/10/2022 09:55

    O popull Shqiptar Monika fshatarja dhe spiuni Ilir Floriri jan dy monstra. Po kto lloi monstrash po vazhdojn e po marin me grushta lekët e popullit të varfër Shqiptar. Pra është e kot të diskutosh se në Shqipri nuk ekziston drejtësi se në drejtësi jan jashqitja e kombit Shqiptar. Duhet të parët që duhhen fut në burg e pastaj politikanët nga të katër krahët. E pastaj bie Shqipria në qetësi.

    Përgjigju
  • gresa belgjik: 02/10/2022 12:43

    cifti me i korruptuem ne shqiperi e ballkan , ky ven smun te eci perpara po nuk u zhduken njehere e pergjithmon keto pislleqe te kombit

    Përgjigju
  • bleona q...: 02/10/2022 02:28

    sekuestrojani pasurite ketij cifti kriminel,,sepse jane leket e popullit dhe futeni meten ne burg bashke me saliun,,,,kurse moniken lrteni jashte te punoje ne bujqesi.te pastroje bajgat e lopeve..ose derrave......///

    Përgjigju
  • katunari: 01/10/2022 23:21

    lajm fantastik

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se Samiti i BE në Tiranë do përshpejtojë integrimin?



×

Lajmi i fundit

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pankartat me mesazhe për liderët europianë

Protestuesit nisin marshimin drejt Bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’, pankartat me mesazhe për liderët europianë