Presidenti amerikan Barak Obama njoftoi se Uashingtoni ka nisur një hetim të plotë për sulmet ajrore që shkaktuan 19 viktima në një spital afgan. Ushtria amerikane thotë se një sulm kundër talebanëve në qytetin verior të Kunduz mund të ketë ketë shkuar gabim. “Ne do të hetojmë të gjitha faktet dhe më pas kush ka përgjegjësi do mbaj përgjegjësi të plotë”, deklaroi presidenti Obama.
OKB i cilësoi sulmet ajrore kundër spitalit në Kunduz të pafalshme madje dhe kriminale. Sulmi është denoncuar në rrjetin social Tëitter nga organizata “Mjekët pa Kufij”, që ka deklaruar se pas sulmit të parë bombardimet vijuan edhe për 30 minuta. Kjo, edhe pasi komanda amerikane ishte informuar se avionët e saj po bombardonin një strukturë të organizatës humanitare. Avionët luftarakë po kryenin sulme ajrore në mbështetje të qeverisë së Kabulit dhe forcave të tyre speciale.
Sipas organizatës Mjekët pa Kufij, në momentin e bombardimit ishin 105 personat e shtruar në strukturën mjekësore dhe rreth 80 punonjës të kombeve të ndryshme.
Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com