Hetimet e Prokurorisë/ Merren në pyetje nëna, motra dhe një mike e Xhisiela Malokut

Report Tv dhe Shqiptarja.com mësojnë se në këto momente në komisariatin e policisë së Fushë Krujë po merren në pyetje nëna, motra dhe një shoqe e Xhisiela Malokut. Marrja në pyetje ka të bëjë me hetimin e nisur dje nga prokuroria pas bërjes publike të letrës së ish-oficerit të policisë Emiljano Nuho.

Burimet pohojnë se do të merren në pyetje të gjithë personat që përmenden në letër nga Emiljano Nuhu. Sipas gazetarit të Report TV, Julian Shota prokuroria beson se nëna, motra dhe mikesha e Xhisielës janë persona që kanë dijeni për historinë e Xhisielës. Referuar burimeve, ai thotë se do të pyetjet  për llogari të këtij hetimi që ka nisur prokuroria edhe vetë Xhisiela Maloku.

Organi i akuzës pritet të hedhë dritë nëse janë të vërteta akuzat e artikuluara prej policit Emiljano Nuhu, që deklaroi dy ditë më parë se një grup me 10 persona, mes tyre vetë deputeti Rraja, kryebashkiaku i Krujës Artur Bushi por edhe deputeti Taulant Balla kanë shkuar ta kërcënojnë në komisariat. Ai madje thotë se vëllai i deputetit i ka vënë pistoletën në kokë.

I përmendur nga Nuhu, deputeti Taulant Balla mohoi  çdo akuzë dhe tha se ditën për të cilën e akuzon polici ndodhej në aktivitete të tjera të PS-së. Edhe deputeti Rrahman Rraja e kryebashkiaku Artur Bushi mohuan të kenë qënë në mesin e 10 personave që kërcënuan policin, tashmë në arrati.

Prokuroria pritet të sekuestrojë regjistrat e veprimtarisë së tre institucioneve, fillimisht komisariatit nr. 3 në Tiranë ku Xhisela ka shkuar të bëjë kallëzimin e parë. Në deponimin e saj të parë në polici, 25-vjeçarja Xhisiela Maloku ka akuzuar Rexhep Rrajën, me të cilin ka pasur një lidhje dashurie se e ka përdhunuar, i ka vënë pistoletën në bark dhe e ka detyruar të shkojë me të në hotel. Atje, ajo ka treguar se është djegur me cigare dhe i ka rënë të fikët. Por këtë denoncim e ka tërhequr sërish dhe shpeshherë ka dhënë deklarata kontradiktore.

 Prokuroria do të sekuestrojë regjistrat e komisaritatit të Fushë-Krujës ku ka depozituar kallëzimin e dytë pas Tiranës, e më pas e ka tërhequr me pretendimin se ishte sqaruar me djalin e deputetit, si edhe denoncimin e tretë pranë Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat në Durrës.

A është e vërtetë historia që ajo tregon? A është përdhunuar Xhisela dhe po kërcënohet apo e ka trilluar vetë të gjithë historinë? Këto dhe të tjera pikëpyetje në lidhje me rastin pritet të zbardhen.

Dy ditë më parë në një intervistë për Report Tv, Xhisiela ka deklaruar se askush nuk e ka kërcënuar të tërheqë diskutimin. Ajo thotë se është takuar me ish të dashur dhe është sqaruar. Vajza tha po ashtu se ditën kur ajo ka qenë në komisariat nuk ka qënë as deputeti Rraja dhe asnjë person tjetër publik.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim