Agjencitë rregullatore po hetojnë mbi taksën Libor, e cila është një lloj rregullatori për normat e interesit me të cilat bankat kreditore në Londër i japin hua njëra-tjetrës.
Kjo shumë e madhe parash është një tjetër goditje për bankën UBS, e cila ka humbur miliarda dollarë gjatë krizës financiare në vitet e fundit.
Në tetorin e kaluar UBS kishte planifikuar të shkurtonte rreth 15 % të fuqisë punëtore në mbarë botën për të kursyer rreth 6 miliardë dollarë gjatë tre vjetëve të ardhshëm.
Ajo është banka e dytë pas “Barclays” e cila do t’i paguajë autoriteteve amerikane dhe britanike një gjobë prej 450 milionë dollarë për paraqitjen e të dhënave të rreme, për t’iu shmangur marrëveshjes “Libor”.
(Gre.M/Shqiptarja.com)