TIRANË - Në kuadër të një hetimi të përbashkët me autoritetet italiane, SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit në bashkëpunim me Policinë e Shtetit ka zhvilluar mbrëmjen e sotme disa kontrolle një ambient të marrë me qira në pallatin luksoz që ndodhet përballë Kishës Ortodokse në qendër të kryeqytetit.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se kontrollet në objektin që ndodhet ngjitur me Gjykatën e Lartë, u bënë me qëllim gjetjen e materialeve apo sendeve të tjera me vlerë, lidhur me një hetim për mashtrim përmes call center-ave.
Në fakt, kontrollet kanë nisur prej mëngjesit të sotëm në disa objekte dhe po vijojnë ende, pas firmosjes së kërkesës së prokurorisë nga Gjykata e Posaçme.
Lajm në përditësim...
Komente










