Hetimet ndaj Bashës për lobimin rus, Ristani në 'Kontrast': Si u bë qesharake akuza e Prokurorisë! Dosja ‘Toyota Yaris’? E dyshimtë që kreu i PD e dinte

Prej kohësh në foltoret e tij, Sali Berisha i ka përmendur Lulzim Bashës çështjen e lobimit rus në SHBA. Rastin në fjalë e ka sqaruar edhe ish-deputeti demokrat Arben Ristani, i cili gjatë hetimeve të çështjes në fjalë u thirr në Prokurori nën cilësinë e Sekretarit të Përgjithshëm të PD.

Arben Ristani tregoi detaje këtë të premte për ‘Kontrast’ në Report TV.

“Në SHBA kishte nisur një lloj hetimi për atë që quhet lobimi rus. Por mund të dyshoh edhe për lidhje me rajonin në tërësi sepse fenomene të tilla ndodhin, por nuk mund ta themi. Për pjesën e hetimit nga Prokuroria Shqiptare, hetimi nisi nën akuzën e pastrimit të parave. Akuza kishte disa baza të para për të ecur më tutje sepse lobisti amerikan Muzin deklaronte se kishte marrë 500 mijë dollarë nën dorë nga zoti Basha. Por ndërkohë kishte një deklarim të zotit Basha në media që konfirmonte pagesën prej 500 mijë dollarësh nga kontributet e shqiptarëve të Amerikës. Dhe këtu Prokuroria dublonte dëshminë e Nick Muzin. Ndërkohë që pritej që Prokuroria pritej ta sqaronte pozitën, çështja u mbyll për pastrim parash dhe ngeli një akuzë qesharake për falsifikim parash….”, tha Ristani.

Arben Ristani parashikon se në Kuvendin e 11 Dhjetorit delegatët do të kërkojnë shkarkimin e Lulzim Bashës. Ai u shpreh për emisonin ‘Kontrast’ në Report TV se masat që mund të marrin delegatët nisin nga vërejtja e deri te shkarkimi. Ristani shkoi më tej kur shtoi se kompetencat ligjore të Kuvendit arrijnë deri aty sa mund ta shpërndajnë fare Partinë Demokratike.

“Së pari ne e kemi bërë rendin e ditës prezent. Dhe mes tre pikave parashikohet edhe në rast se vërehet shkelje e statutit nga Basha, edhe çështja e shkarkimit të tij do të shtrohet për shqyrtim aty. I mbetet vend vendimit që do të marrë ky organizëm kolegjial. Mirëpo varet se cili do të jetë vendimi, se mund të kalojë edhe me një vërejtje me paralajmërim e deri me shkarkimin nga detyra. Kuvendi mund të shpërndajë edhe partinë, deri këtu i shkon kompetenca Kuvendit” – tha Arben Ristani në panelin me gazetarët Lorenc Vangjeli e Denis Minga.

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se fakti që Lulzim Basha e deklaroi LIVE në Kuvend çështjen e Toyra Yaris, është e dyshimtë. Sipas tij kemi të bëjmë me një dekonspirim nga ana e Bashës, apo me një paralajmërim… Ristani shtoi se pikërisht mbi këto deklarata autoritetet belge po hetojnë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:49
“Basha nuk zverdhet kur gënjen”, Ristani: Shumica e krerëve të degëve të PD janë firmëtarë të Berishës

 

Arben Ristani tha sot se Lulzim Basha ka gënjyer sa i përket mbledhjes me krerët e degëve të PD-së. Ai tha se shumica e pjesëmarrësve përbëjnë edhe shumicën e firmëtarëve për Sali Berishën.

“Pika e fortë e Bashës është që nuk zverdhet kur gënjen. Pika e dobët është që këtë ia kanë marrë vesh të gjithë. Në mbledhje nga 71 krerë degësh nuk kanë marrë pjesë të gjithë. Kanë qenë të pranishëm rrëth 50 prej tyre. Dhe shumica e tyre kanë firmosur formularët për mbledhjen e Kuvendit në 11 Dhjetor”.

Ish-deputeti tha se PD ka një krizë lidershpipi dhe e mira do të ishte të kishte një kohezion sa i përket Kuvendit.

“Një burrë shteti nuk merret me cic-mice, por vjen tek Kuvendi i caktuar së pari. Kjo që po ndodh është edhe risi, se s’i ka ndodhur këtij vendi që një partie t’i mblidhet Kuvendi përmes firmave. PD ka humbur katër palë zgjedhje nën drejtimin e Bashës dhe diskutimi i madh sot që bëhet në PD është nëse duhet një kufizim të mandatit të kryetarit. Përderisa Basha kërkon kufizimin e mandatit të kryeministrit që është edhe fitues, si mund të mos ketë kufizim të mandatit të kreut humbës të opozitës?” – tha Ristani.

Ora 18:37
Dosja ‘Toyota Yaris’, Ristani: E dyshimtë që Basha e dinte dhe e deklaroi teksa bëhej operacionit policor

 

Ish-deputeti demokrat, Arben Ristani, tha për ‘Kontrast’ në Report TV se fakti që Lulzim Basha e deklaroi LIVE në Kuvend çështjen e Toyra Yaris, është e dyshimte. Sipas tij kemi të bëjmë me një dekonspirim nga ana e Bashës, apo me një paralajmërim… Ristani shtoi se pikërisht mbi këto deklarata autoritetet belge po hetojnë.

Qendrimi erdhi pasi po sot, Sali Berisha ia përmendi nga Librazhdi Lulzim Bashës dosjen e ‘Toyta Yaris’ si i implkuar bashkë me Taulant Ballën.

“E vërteta ngelet e vërtetë pavarësisht kohës kur thuhet. Por rezultatet ngelen në dorën e atij që e thotë se varet koha kur thuhet. Nuk kam asnjë të dhënë për dosjen Toyta Yaris. Ajo që ngre pikëpyetje në atë çështje është burimi i informacionit, sepse teksa Basha e deklaroi në parlament, policia ishte në aksion. Ndoshta ka pasur një dekonspirim dhe këtu ngrihen pyëtjet dhe hipoteza sa të duash nëse Basha e tha për ta dekonspiruar apo për të lajmëruar diçka tjetër. Ajo që dihet është që ka një hetim nga autoritetet belge sesi ka vajtur informacioni qoftë edhe tek Basha”.

K.T./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj