TIRANE - Një javë nga nisja kryesisht e hetimeve për akuzën e shpërdorimit të detyrës, njësia Task Forcë e Prokurorisë së Tiranës vendos të marrë në pyetje kreun e Inspektoratit të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj.
Burime nga Prokuroria e Tiranës bënë me dije se Ganaj do të pyetet si person që ka dijeni për rrethanat e hetimit, ndërsa fletëthirrja ndaj tij vjen pak ditë pasi në prokurori ka dëshmuar Sekretari I Përgjithshëm i Inspektoratit të drejtuar nga Shkëlqim Ganaj.
Të njëjta burime sqaruan se ky hetim është iniciuar nga Prokuroria e Tiranës me iniciativë dhe është regjistruar si fashikull hetimorë pa emër konkret por me vepër penale.
Ky vendim, sqaruan burimet, është marrë në mungesë të kallëzimeve për një periudhë mbi 30 muaj si dhe raportimeve në media për emërime politike, procedura tenderuese dhe kontrata të lidhura me subjekte private me autoritetet shtetërore, të cilat janë në konflikt interesi.
Ndërkohë pranë ILDKPI-së, prej 1 jave kanë zbarkuar tre oficerë të policisë gjyqësore të cilat kanë sekuestruar të gjitha regjistrat dhe dokumentacionet në protokollin e këtij institucioni, për të verifikuar procedurat e ndjekura nga subjektet deklaruese për vitin 2013 e në vazhdim.
Zyra e shtypit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, e kontaktuar nga ReportTv, sqaroi se ky hetim do të përfshijë dhe të gjitha subjektet deklaruese për efekt të ligjit, të cilët janë përfshirë në akuzat e ndërsjella politike qofshin këta deputet të maxhorancës, opozitës apo ish-deputet që kanë patur konflikt interesi, duke përfituar para publike.
Kjo, sqaroi zyra është parë e nevojshme pasi në 3 vite ILDKPI nuk ka depozituar asnjë kallëzim penal për konflikt interesi për subjektet e ligjit.
Ndërkohë referuar kallëzimeve të bëra për pastrimin e parave, Prokuroria pranon se ka një sërë kallëzimesh të cilat janë në procedurë hetimi dhe disa të tjera janë dërguar tashmë për gjykim.
(er.nu/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO