Hetimet ndaj McGonigal, pas 2 kongresmenëve amerikanë edhe senatori amerikan kërkon informacion për agjentin: Përgjigje brenda 15 shkurtit

Hetimet ndaj McGonigal, pas 2 kongresmenëve amerikanë edhe senatori amerikan kërkon informacion për agjentin: Përgjigje brenda 15 shkurtit

Charles McGonigal

UASHINGTON- Pas Dhomës së Përfaqësuese për agjentin e FBI-së në SHBA, Charles McGonigal ka kërkuar informacion edhe Senati i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një nga senatorët e SHBA-ve, Dick Durbin, që drejton Komisionin Hetimor të Senatit, ka kërkuar më shumë informacione për hetimet në lidhje me ish-drejtuesit e FBI-së në Nju Jork, Charles McGonigal.

Ai i ka dërguar një letër të hapur drejtorit të FBI, Christopher Wray, duke kërkuar të dhëna

“Këto akuza janë jashtëzakonisht tronditëse dhe ngrenë shqetësimin për ndikimin e mundshëm që kjo sjellje e keqe mund të ketë pasur në çështjet e kundërzbulimit të FBI-së dhe hetimet penale,” thuhet në letrën e senatorit.

“Si drejtues i zyrës së FBI në Nju Jork, McGonigal ka mbikëqyrur shumë hetime të ndjeshme të kundërzbulimit, duke përfshirë edhe hetime që përfshijnë individë që ai tani është nën akuzë se ka punuar me ta për të përfituar,” shton letra.

Durbin kërkon të mësojë nëse janë ndikuar hetimet dhe sa nga hetimet që ai McGonigal ka mbikëqyrur, janë kompromentuar potencialisht. Ai pret përgjigje deri më 15 shkurt.

“Sjellja abuzive e zotit McGonigal mund të ketë ndikuar në shumë çështje të ndjeshme, duke përfshirë nëse ai ka kompromentuar burime, metoda apo analiza të ndjeshme. Nëse kjo sjellje abuzive e tij mund të ketë ndikuar në rezultatin e ndonjë hetimi apo ka kompromentuar më tej sigurinë tonë kombëtare, kjo mbetet e panjohur për momentin,” thekson senatori.

Kujtojmë se dy kongresmenë amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i janë drejtuar dje FBI-së me një letër zyrtare dhe kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, eksperiencën e punës, komunikimet apo dokumente të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

G.MO/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë

Protesta e PD-së, tensione te rruga e Elbasanit! Noka godet me grusht efektivin e policisë