Hetimet ndaj McGonigal, 2 kongresmenë amerikanë letër FBI: Duam të dimë gjithçka ka ndodhur, përgjigje brenda 16 shkurtit

Hetimet ndaj McGonigal, 2 kongresmenë amerikanë letër FBI: Duam të dimë gjithçka ka ndodhur, përgjigje brenda 16 shkurtit

Charles McGonigal

Dy kongresmenë amerikanë, Jim Jordan dhe Matt Gaetz i janë drejtuar sot FBI-së me një letër zyrtare dhe kërkojnë informacion lidhur me të dhënat, eksperiencën e punës, komunikimet apo dokumente të tjera të lidhura me çështjen e McGonigal.

Jordan, dhe Gaetz, njoftuan drejtorin e FBI-së Christopher Wray në një letër të enjten se Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve po "vazhdon të hetojë akuzat për politizim dhe paragjykim" në FBI. Po ashtu kërkojnë që afati i fundit kur mund të marrin përgjigjet të jetë data 16 shkurt.

“Ju lutem siguroni informacion në lidhje me të dhënat personale të Charles McGonigal,  por jo duke u ndalur vetëm tek historiku i punës së tij, formularët e vlerësimit, sigurisë dhe dokumente të lidhura me to. Të gjitha dokumentet dhe komunikimet të lidhura me veprime të marra që mund të vënë në rrezik sigurinë kombëtare prej veprimeve të McGonigal. Lutemi që informacionet të dorëzohen sa më shpejt të jetë e mundur, por jo më vonë se data 16 shkurt”, thuhet mes të tjerash në kërkesën e Kongresit.

Ish-agjenti i lartë i FBI-së Charles McGonigal  po përballet me dy akuza në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një në Nju Jork dhe një në Uashington D.C., ku në rastin e parë akuzohet se ka ndihmuar Oleg Deripaska, një oligark rus nën sanksione, me qëllim që të hiqet nga lista e biznesmenëve të sanksionuar nga qeveria e Shteteve të Bashkuara. Akuza tjetër lidhet me 2 shqiptarë, pasi zyrtari i lartë i FBI, po hetohet për marrjen 225 mijë dollarëve nga shqiptaro-amerikani Agron Neza, ish agjent shqiptar i inteligjencës, dhe mosdeklarim të tij, për të cilin ky i fundit pretendon se ia ka dhënë borxh.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Eri: 03/02/2023 03:50

    Ajo quhet demokraci. Ku ligjvenesit kerkojne llogaridhenie nga ekzekutivi, madje brenda nje afati te ngushte. Ndersa ketej nga ne...ku te zesh e ta leshosh. Kryepyka mafioz shet pordhe poshte e larte neper tv e media servile. Ligjvenesit u tregojne forcen abuzuese te kartonit. Vetem e vetem mos zbulohen krimet e renda te Rames.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia-n, kontrollohet nga ekstremi i majtë