Përgjimet për vrasjen e dyfishtë zbulojnë grupin e trafikut të drogës në Itali, 8 shqiptarë në pranga (Emrat)

Përgjimet për vrasjen e dyfishtë zbulojnë grupin e trafikut të drogës në Itali, 8 shqiptarë në pranga (Emrat)

Foto e nxjerrë nga mediat fqinje më 10 nëntor 2016, ku u ekzekutuan dy kushërinjtë shqiptarë, Alban e Agron Lleshaj

ITALI-Dhjetë persona janë arrestuar këtë të mërkurë në disa qytete të Italisë për trafik të lëndëve narkotike.

Sipas Corriere della Sera nga dhjetë personat e vendosur në pranga, 8 janë shqiptarë, 1 është italian dhe 1 është rumun.

Shqiptarët e arrestuar janë: Kastriot Mehmeti (37 vjeç), Leonard Kalaj (38 vjeç), Pllumb Delaj (40 vjeç), Ilir Aliu (44 vjeç), nipin e tij Xhuliano Aliu (26 vjeç), Ina Çela (24 vjeçe), ndërsa identiteti i dy të tjerëve nuk bëhet me dije.

Po sipas kësaj mediaje, arrestimi i trafikantëve është bërë pas lëshimit të urdhrit nga Gjykata e Varezës në qytete si Milano, Monza, Brianzas, Vareses, Pesaros, Urbinos si dhe në Rovigos.

Hetimet që zbuluan grupin e trafikantëve të drogës kanë nisur më 10 nëntor 2016,  pas ekzekutimit me armë të dy shqiptarëve kushërinj, Alban e Agron Lleshaj. Policia italiane ka përgjuar fillimisht Leonard Kalajn, teksa përpiqej të rindërtonte një trafik të madh të kontrabandës së lëndëve narkotike mes San Giorgio-s  su Legnano dhe Canegrate Parabiago-s.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki

Putin: Ne duam t'i japim fund luftës, jo thjesht ta ngrijmë atë! Negociatat? Në Sllovaki