Hetimet për Ndreun e Ndokën
PD: Mbështesim Prokurorinë

Partia Demokratike ka përshëndetur nisjen e hetimeve për deputetët socialistë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu për dhunën e ushtruar në parlament ndaj deputetit demokrat Gent Strazimi.

Deputeti Eduard Halimi  tha se Prokuroria ka bërë një hap të duhur dhe vonesa e hetimeve sipas tij do të ishin një hap shumë i gabuar.
 
“Serioziteti i hetimit, do të dëshmohet nga thellësia e tij, nga zbardhja e plotë e skenarit të mirëorganizuar sic e kanë parë të gjithë shqiptarët në ekran. Kjo do të thotë se hetimi, që të jetë i plotë dhe serioz, duhet të nxjerrë në dritë frymëzuesin, organizatorin, porositësin e dhunës, që është Edi Rama. Ne inkurajojmë Prokurorinë që ti shkojë cështjes deri në fund. Të nxjerrë përgjegjësitë e kryedhunuesit, autorit të vërtetë që fshihet pas marionetave kriminale që ka futur në grupin e tij parlamentar”, deklaroi Halimi.



Redaksia Online
(g.f/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 21 Janar, 08:38

    14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?

Petraj për 21 Janarin: Berisha s’i shpëton dot përgjegjësisë, të gjithë do merren të pandehur! Të analizohen personat në audio, u rikuperuan pamje nga serverat! Pse qëlloi Garda?