Hetimet pas vrasjes makabre të 20 vjeçares në Greqi, ngushtohet rrethi për identifikimin e autorëve, 30 kriminelë futen në listën e të dyshuarve

Karolina Anagnostopoulos, bashkëshorti i saj dhe vendi ku ndodhi krimi

30 kriminelë janë të dyshuar për vrasjen makabre të 20-vjeçares Karolina Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës. Kështu raportojnë mediet greke të cilat shkruajnë se efektivët dhe inspektorët kanë nën vëzhgim të gjithë grupet kriminale që veprojnë në zonën ku dhe ndodhi krimi i rëndë, në të cilin dyshohet se janë përfshirë dhe shqiptarë.

20-vjeçarja u vra në sy të fishnjës 11 muajshe dhe bashkëshortit të saj, Haralambos Anagnostopoulos. Media greke ERT, tregon se bashkëshorti i Karolinës ka rrëfyer në polici se në momentin që autorët janë munduar të neutralizojnë gruan e ndjerë, i ka rënë maska duke I zbuluar fytyrën.

Policia dyshon se një ndër shkaqet që çuan në vrasjen e Karolinës nga grabitësit është pikërisht fakti se ajo i pa fytyrën. Grabitësit menduan se vranë edhe bashkëshortin e saj duke u siguruar që nuk i pa njeri që mund të dëshmonte. Policia pret gjithashtu rezultatet nga laboratorët, pasi besojnë me siguri se vrasësi i Karoline la material gjenetik në trup dhe rrobat e gruas, që e mbyti dhe e lidhi në shtrat.

Ngjarja ka tronditur të gjithë komunitetin për brutalitetin e grabitësve, por edhe faktin se çifti kishte një vajze të vogël, vetëm 11 muajsh, e cila u gjet sipër trupit të nënës së vdekur pasi kishin ikur grabitësit. Ata morën rreth 10 mijë euro në cash nga shtëpia dhe disa bizhuteri. Më herët policia tha se ajo është vrarë nga një bandë kriminale shqiptaro-greke, të cilët u futën në shtëpinë e saj me qëllim për të vjedhur.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:53
Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, policia arreston një gjeorgjian

Një person nga Gjerogjia është arrestuar nga policia greke me pasaportë false dhe tashmë po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.

Mediat greke njoftojnë se ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t'u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar, raporton Prothotema.

Pas analizës së ADN-së, u zbulua se Georgiaos mori pjesë në një grabitje më 7 Mars, në një shtëpi në Pikermi ku autorët lidhën dhe rrahën një çift të moshuarish dhe ndihmësin e tyre shtëpiak dhe më pas "rrëmbyen" para dhe bizhuteri.

Tashmë autoritetet po hetojnë nëse i arrestuari ka lidhje me bandën që kreu vrasjen që tronditi Greqinë.

Be.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A është rimëkëmbur ekonomia juaj familjare pas vështirësive të hasura gjatë pandemisë?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Vetëm gjatë Majit 120 aksidente rrugore, 20 viktima dhe 131 të lënduar! Rritje e frikshme krahasuar me Majin e 2020