Hetimet për 21 janarin, avokati Beqiri në Report Tv: Masakër shtetërore, Berisha zhduku provat! Më në fund do përballet me drejtësinë

TIRANË- Avokati Idajet Beqiri ka komentuar në Report Tv hetimet për 21 janarin, ndërsa audiokaseta me komunikimet ditën e vrasjeve po ekspertohet në laboratorin e SPAK për të zbuluar origjinalitetin e saj dhe më pas verifikimin se kujt i përkasin zërat.

Në emisionin ‘Studio Live’ me gazetarin Arbër Hitaj, avokati Beqiri thotë se 21 janari ishte një masakër shtetërore duke lënë të vdekur 4 protestues. Beqiri thotë se edhe më të rëndë këtë ngjarje e bën zhdukja e provave me urdhër të kryeministrit të asaj kohës, Sali Berishës.

“Është hetimi i shekullit, sepse është një vrasje shtetërore, vrasje makabër. Në asnjë lloj pushteti s’ka ndodhur që për të mbajtur pushtetin, jo me mjete demokratike, por me dhunë, si për të justifikuar korrupsionin e lartë dhe për t’i mbyllur gojën një populli ti arrin ta trembësh atë me një masakër shtetërore, duke lënë të vdekur 4 protestues dhe të plagosur rëndë edhe të tjerë në shesh. Për këto motive është jashtëzakonisht e rëndë për çdo lloj vendi, por edhe më të rëndë e bën fakti që një shtet që i bëri këto vrasje, në mënyrën më barbare, pa respekt ndaj institucioneve dhe principeve që duhet të karakterizojnë një shtet që pretendohet të bëhet pjesë e BE, fsheh provat, zhduk provat dhe krijon alibi të shtirura dhe me dhunë arrin të mbulojë të vërtetën dhe mos të ndëshkojë kriminelët, përkundrazi ata edhe të dekorohen dhe të lëvizin lirshëm”, tha Beqiri në Report Tv.

Një gur sprove e quan hetimin e kësaj çështje, ndërsa thekson se po ecet në rrugën e duhur falë edhe vendimit të Gjykatës së Strasburgut. Beqiri shprehet se Berisha më në fund do përgjighjet patra drejtësisë për këtë krim shtetëror.

"Hetimi i kësaj çështje është gur sprove. Ky hetim do ketë përmasa të mëdha dhe do jetë historik, po ecet në rrugën e duhur falë vendimit të Gjykatës së Lartë dhe dritës në tunel, Gjykata e Strasburgut. Ata që e bënë këtë krim shtetëror më në fund të përgjigjen, krimin shtetëror e bën kryeministri i vendit, ministri i brendshëm, presidenti i vendit etj. Këtë krim e bëri Berisha me shpurën e tij, drejtor dhe zv.drejtor me badigardët. SPAK po heton rolin e secilit, kush është bashkëpunëtor, kush ka fshehur krimin apo kush ka shpërdoruar detyrën", vijoi Beqiri. 

Prova më e fortë që SPAK ka në duar në hetimet për 21 janarin, audio e komunikimit të personave që dhanë urdhrin për të qëlluar me plumba ndaj protestuesve, po ekspertohet në laboratorin e SPAK për të zbuluar origjinalitetin e saj dhe më pas verifikimin se kujt i përkasin zërat. Në audion nga komunikimi i garditësve me radio, ish-komandanti i tyre Ndrea Prendi jep urdhër për zjarr, e pritet që tashmë ish-kreu i gardës të tregojë eprorët që dhanë urdhrin. SPAK ka marrë në pyetje edhe drejtorin e Policisë së asaj kohe, Hysni Burgaj, si edhe ish-zv.drejtorin Agron Kuliçaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:59
Arrestimi i Metës, Beqiri në Report Tv: Ka casino, restorante e llogari bankare jashtë shtetit! T’i konfiskohen

1730141034_idajetbeqiri.jpg

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar në Report Tv arrestimin e kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Beqiri i cili është edhe një kallëzuesve në dosjen ‘Meta’, thotë për gazetarin Arbër Hitaj se drejtësia e ka marrë rrugën e saj dhe nuk ka më të pandëshkueshëm.

Beqiri thotë se Meta duhet të tregojë se ku ka fshehur pasuritë, sipas tij që janë hotele, restorante bare, casino apo edhe llogari banakre jashtë shtetit.

"Kapitulli Meta duhet të konsiderohet i mbyllur, shqiptarët kanë shpëtuar nga bosi më i madh i krimit të organizuar dhe korrupsionit të lartë në këtë vend. Shqiptarët presin që SPAK, sikur shfaroi njëherë folenë e grerëzave të familjes Meta, duhet të vejë edhe në të gjitha skutat ku ai ka fshehur dhe depozituar pasuritë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, të cilat i ka grabitur me mjetet e tij mafioze, me shpërdorimin e rëndë që i ka bërë pushtetit dhe besimit të atyre që e çuan në ato detyra. Qoftë Meta, por edhe ata që i shkojnë ende nga pas Metës, i përkasin botës së krimit, botës së të mundurve. Elementë të tillë i kemi parë prej kohësh.

Aferat, vrasje e Metës do zbulohen një nga një, edhe aferat. Të tregojë ku i ka fshehur pasuritë, përveç atyre që i janë zbuluar. Shqipëria dhe shqiptarët duan sekuestrimin dhe konfiskimin e të gjitha pasurive, aseteve, hotele, restorante, bare, kazino dhe pastaj llogaritë bankare që Meta e Kryemadhi kanë në disa vende të botës. Një pjesë e tyre nuk janë thjesht vjedhje që i kanë bërë shqiptarëve, por edhe para të pista për të sabotuar Shqipërinë, për t’i shitur detin Shqipërisë. Meta përfaqëson një nga kokat më të mëdha të krimit dhe korrupsionit në këtë vend, ky vend s’do këtë më të pandëshkueshëm, drejtësia e ka marrë rrugën e duhur", tha Beqiri në Report Tv. 

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Aachen: 29/10/2024 10:42

    SPAK duhet te dergoje njrez dhe kontrollpjne ketu ne Aachen te Gjermanise, Lijka kamshume apartamente e restorante ne mer te tije ketu,dhe gjithandej ne Gjermani, qe menaxhohen nga shqipare qe banojne ketu, per qe ne te gjithe e dime se jan te Like@Floririt!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!

Protesta/ PD kallëzon në SPAK dhe te Prokuroria e Tiranës ministrin Hoxha, kryepolicin Proda dhe zinxhirin komandues: Ushtruan dhunë!