Hetimet për aferën me privatizimin e ish-Kompleksit Partizani, Lorenc Vangjeli në 'Kontrast': Së shpejti do ketë të arrestuar

Shumë shpejt do të ketë arrestime për aferën e privatizimit të ish-Kompleksit Partizani. Ky ishte paralajmërimi që bëri analisti Lorenc Vangjeli në Report Tv me gazetarin Denis Minga. Pavarësisht kësaj, thotë se nuk do të preket Sali Berisha, i cili së bashku me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi që fshiu gjurmët e ish-Kompleksit Partizani priten të thirren për të dëshmuar në SPAK.

“Prova nuk kam, dosjen nuk e kam lexuar por shpejt do të kemi të arrestuar për çështjen e ish-Kompleksit Partizani. Nëse shihni sinjalet në Tiranë, shpejtësinë e daljes së njërit apo tjetrit, që është përpjekje për të krijuar alibinë ‘Unë po luftoj, po goditem politikisht’ e frymëzuar nga tradita e pandëshkueshmërisë, e kupton edhe vetë për kë bëhet fjalë. Është çështje që mund të njohë arrestet e para, por kjo nuk ndikon tek Sali Berisha”, tha Vangjeli.

Ndërsa deputeti demokrat, Ervin Salianji nuk e komentoi gjatë, por tha se edhe vetë personat e përfshirë kanë inkurajuar prokurorinë të vijojë hetimet. Sipas tij, prokuroria duhet të guxojë që të merret edhe me akuza të tjera si inceneratorët, çështje për të cilën opozitën reagon vazhdimisht.

Vangjeli komentoi edhe Berishën në politikë duke thënë se do e ketë të vështirë përballjen në zgjedhjet lokale duke thënë se kundër do të ketë socialistët por edhe bashkëpunëtorët e tij më të afërt, por pa dhënë emra për këta të fundit. Ndër të tjera u shpreh se askush nuk e ka guximin që t'i thojë Berishës se është i përkohshëm, ndaj nuk mund të marrë sërish drejtimin e PD.

“Kur Berisha u shpall ‘non grata’ dhe nisi presionin e dukshëm politik, rivendosi në qendër të gjithckaje vetveten. Sot mund të shohë të gjithë bashkëpunëtorët e tij, edhe njerëzit e tij më të afërt, të bien njëri pas tjetrit. Edhe nëse të gjithë do të largoheshin, ai do të vijojë të qëndrojë.

Berisha ka qenë pjesë e sakrificës në politikë. Sot i duhet të bëjë sakrificë më të madhe të mundshme. Sot duhet të mundë Sali Berishën për hir dhe interes të grupit. Të gjithë e dinë që Berisha është peshë për të gjithë, por askush nuk guxon t’i thojë pronarit të vjetër por me tapi të re që kjo nuk është më shtëpia jote dhe je i përkohshëm si të tjerët", tha Vangjeli.

Për aferën e ish kompleksit Partizani, dje u morën në pyetje nga SPAK dy ish ministrat e Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe Gazmend Oketa. Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje që tashmë e ka në dorë Prokuroria e Posaçme. Ka qenë kreu i grupit Parlamentar në PS, Taulant Balla i cili ka paditur në vitin 2020, ish-kryeministrin Sali Berisha, ish-ministrin të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastrim parash.

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë

Vuçiç mesazh kërcënues: Jeta është luftë, Serbia do të fitojë