Privatizimi i Kompleksit Partizani nga dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi, SPAK po e heton për pastrim parash (DOKUMENTI)

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar po e heton çështjen e privatizimit të kompleksit 'Partizani' për pastim parash. 

SPAK i ka kthyer përgjigje Kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Ballës i cili më 18 shkurt i dërgoi një letër ku kërkonte informacione se çfarë është bërë me hetimet pas padisë së tij në vitin 2020 për privatizimin e kompleksit Partizani nga Familja Berisha. Në përgjigjen e SPAK thuhet se çështja është nën hetim. Çështja është regjistuar për veprën penale të parashikuar nga neni 287 të Kodit Penal që parashikon 'pastrim të produkteve të veprës penale', pra pastrim parash. 

Më 17 nëntor 2020 Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka dorëzuar një kallëzim penal në SPAK, për privatizimin e kompleksit “Partizani”. Balla ka ngritur akuzë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, anëtarë të tjerë të qeverisë së drejtuar nga Berisha, Jamarbër Malltezi dhëndrin e Sali Berishës, përfitues direkt i kësaj prone si dhe drejtues të shtabit të ushtrisë shqiptare bashkë me administratorët dhe aksionerët e dy kompanive ndërtuese në atë kompleks. Një pronë  me rreth 10.000 m2, mu në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë. Nëse çdo qytetar shqiptarë do ta vlerësonte është një pronë me 10.000 m2  duke ndërtuar 17 kulla me një vlerë 21 milionë euro kjo është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë. Në letrën për SPAK Balla ka kërkoi informacion se çfarë është bërë me këtë hetim.

Kompleksi Partizani 

Një dosje tjetër që ka në dorë Prokuroria e Posaçme është ajo e privatizimit të Klubit Partizani. Në këtë padi të bërë nga Balla akuzohen për shpërdorim detyre ish-kryeministri Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ish-ministri Arben Imami. 

Klubi sportiv "Partizani" ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes që qëndronte këtu, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot mund të shihni këtë grup me 17 kulla në Rrugën "Frosina Plaku", tek Ish Fusha e aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro. Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i ''doktorit", është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh. Falë ligjit të transparencës, për herë të parë, e gjithë dosja për privatizimin e '' Kompleksit sportiv Partizani '' ka dalë nga arkivat e ministrive me kërkesë të gazetarëve investigativë të Report TV, të cilët e studiuan atë për muaj me radhë.

Lexo këtu investigimet për privatizimin e 'Kompleksit Partizani' nga 'klani Berisha' bërë nga Report TV
INVESTIGIMI I

INVESTIGIMI II
INVESTIGIMI III
 

Përgjigja e SPAK

Letra e Ballës dërguar SPAK

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Emigrant: 09/03/2022 12:00

    Esgje se kan per ti bere spak kesaj famije kriminale hajdute e tradhetare ,kane frik nga saliu Spak merret me ata qe jan te dobet

    Përgjigju
  • Kola: 08/03/2022 21:22

    Sikur me fut ne burg nga Sala te Rama dhe Likja ka ndonje problem? Apo qajne keta hajdutet e bllokut.

    Përgjigju
  • Grupi: 08/03/2022 20:34

    Presim ne SPAK me BKH se nuk kemi cfare bejme tjeter, presim 1 vit, ose 9 vite sa ti mbaroje mandati i felliqur i Arben Krajes me shoke. Sa te fryhen mire me privilegje dhe parate e taksave tona, presim ne. Per 25 milion euro tender te uniformave te policise qe fundi fundit ata me ato vishen i mbyllet hetimet brenda nje muaji edhe vendimin ne gjykate, ndersa per miliona euro te grabitura ne mes te tiranes nen driten e diellit duhet te presim. Cfare po hetojne keta te zgjedhurit e SPAK dhe BKH? Dosjet sikur jua solli FBI apo na genjyen? Na genjeni akoma se na vjen mire.

    Përgjigju
  • luan: 08/03/2022 18:14

    Zoti Balla! Hetimi vazhdon dhe do perfundoje pasi Berisha ti kete lene shendene kesaj bote,ose pasi vete Ai te jape leje per te perfunduar hetimi ... !

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete

Sulmi në Moskë, Ankaraja: ISIS-K u ndihmua nga shërbimet sekrete