Hetimet për Ahmetajn, gazetari: U ndoq rruga e parave që zbuloi korrupsionin 20-vjeçar! Ka pasur pozicione ku ka lëvizur fluksi i parave publike

Hetimet për Ahmetajn, gazetari: U ndoq rruga e parave që zbuloi korrupsionin 20-vjeçar! Ka pasur pozicione ku ka lëvizur fluksi i parave publike

Adriatik Doçi

Prokuroria e Posaçme komunikoi sot zyrtarisht 3 akuza për ish-ministrin Arben Ahmetaj, që ndodhet në arrati për rolin e tij në inceneratorin e Elbasanit. Mbi ish zv. Kryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në 6 raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’ në Report Tv me gazetarin Denis Minga, gazetaro Adriatik Doçi, i cilësoi hetimet e SPAK për Ahmetajn si spektakolare, pasi është ndjekur rruga e parave duke tërhequr fijet e kësaj afere korruptive, kanë shkuar në një histori korrupsionin 20 vjeçare.

‘Ky është një hetim i nisur si një episod për çështjen e inceneratorëve dhe rolin e Ahmetajt në inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit. SPAK ka bërë një hetim të thelluar dhe duke ndjekur rrugën e parave duke tërhequr fijet e kësaj afere korruptive kanë shkuar në një hetim të një historie korrupsionin 20 vjeçare. Me një hetim spektakolar deri te pllakat e banjës. Është dosja më serioze që ka prodhuar SPAK. është vetëm për këtë linjë abuzimi që ka nisur me inceneratorët. Roli ish-bashkëshortes dilnin në pah që në dosjen e parë të cilat ishin implikuar në pastrimin e parave të dyshimta në ngritjen dy vilave në Palasë dhe në Gjirin e Lalzit. Është e provuar ka pasur dhe veprime për të prodhuar të vërtetën.

Krahas procesit gjyqësor ka një proces tjetër në raport me pasurinë. Do kemi një vendimmarrje në dy shkallë të gjykatave sa i takon konfiskimit dhe sekuestrimit të këtyre pasurive. Mund ti kthehen shtetit ose mund të kthehen dhe në qendra sociale, këto janë akuzat përfundimtare për rolin e tij në lidhje me inecneratorin e Fierit dhe Elbasanit. Është konfirmuar se ishte pronari De Facto i inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit. Befas ka kundërshtuar projektin e inceneratorit të Tiranës, megjithëse çoi para të Fierit dhe Elbasanit. Pasi finalizoi këto të dy i rrëshqiti nga duart Inceneratori i Tiranës dhe kam dyshime se kemi të bëjmë më një prishje pazaresh.

Burimet u konfirmuan, qëndron në Logano të Zvicrës. Është parë edhe që ka frekuentuar një kazino. Ka aplikuar për përfitim azili. Është ironike që një ish-ministër të pretendojë se përndiqet politikisht nga qeveria ku ka bërë pjesë. Kush është përndjekja nga shteti shqiptar nga ’96 deri ën 2021 ka patur pozicione kyçe ku ka lëvizur fluksi i parave publike.'- tha Adriatik Doçi.

Doçi tha se ka një strategji për të sulmuar SPAK, por fakt është se prapa hekurave janë të gjithë personazhe të pushtetit aktual.

‘Ka një strategji për sulmuar SPAK. Kemi realitetin që janë të pandehur parapa hekurave të gjithë personazhe pjesë e pushtetit aktual. Nga ana tjetër në krahun e opozitës janë goditur Berisha me dhëndrin, Beleri, dhe kemi në hetim Ilir Metën. Faktet tregojnë të kundërtën. Flitet për inceneratorët janë 62 të pandehur. Për Gërdecin që u vranë 26 veta janë shumë herë më pak. SPAK duhet të hetojë disa krime që kanë shënjuar pluralizmin në Shqipëri.’- tha Doçi.

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:24
'Vishet si fashionist', Galdini për Ahmetajn: Është pelivan politik

1711483844_repoli.jpg

Kreu i LRE, Arian Galdini ironizoi në 'Repolitix' ish-zëvëndëskryeminstrin Arben Ahmetaj duke e konsideruar një pelivan poltik që po e shikon çështjen ndaj tij i veshur si fashionist nga 'lartësia e Luganos'.

'Shife si vishet si fashionist, Këta janë pelivan. Ky është në lartësinë e Luganos. Berisha është në lartësinë e ballkonit. Ahmetaj është pelivan politik. Në përgjithësi Edi Rama ka triumfuar mbi SPAK. Lufta që bëri me komisionin hetimor parlamentar që kërkonte që çështja të hetohej e plotë jo e çeduar. Çdo fragmentarizim i çështjes do bëj thjesht koka turku si puna e këtij, Ahmetaj.', tha Galdini.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë