Ish-drejtori i policisë së Durrësit, Vilson Bala është paraqitur në SPAK, ku mësohet se do të pyetet lidhur me hetimet për biznesmenin e arrestuar Ergys Agasin, i akuzuar për dosjen ‘AKSHI’. Aktualisht ai drejton policinë e Korçës. Bala doli nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas 50 minutash.
Ai u shfaq i buzëqeshur me gazetarët duke shkëmbyer një batutë: “Nuk e di pse kisha parandjenjë që do të isha këtu”, pa shtuar asgjë tjetër.
Ngjarja ndodh në një moment kur është arrestuar edhe ish-kreu i SHISH, Vlora Hyseni që akuzohet për vendosjen në dispozicion të sekreteve shtetërore biznesmenit si dhe ndihmë ndaj tij gjatë kohës që ishte në arrati, e cila përfundoi më 26 gusht.
Lajm në përditësim...
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë






Komente
Komento