Jo vetëm për Fierin, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllako edhe për Inceneratorin e Elbasanit

Jo vetëm për Fierin, Apeli i GJKKO lë në burg Alqi Bllako edhe për Inceneratorin e Elbasanit

Alqi Bllako

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme caktoi masë të re sigurie për Alqi Bllakon, duke e lënë në “Arrest në burg” edhe për inceneratorin e Elbasanit. Masa nuk u pranua fillimisht dy javë më parë në nga Shkalla e Parë, çfarë detyroi SPAK-un të ankohej në Apel.

Gjatë hetimeve, në kompjuterin e Bllakos u gjetën prova që i rënduan pozitën, ku përveç akuzës së ‘shpërdorimit të detyrës’, e kryer në bashkëpunim, Prokuroria e Posaçme ngriti ndaj tij edhe akuzën e “korrupsionit”. Disa email-e në kompjuterin e Alqi Bllakos evidentojnë komunikime të drejtpërdrejta të tij me Mirel Mërtirin, Klodian Zoton dhe pronarëve të tjerë të kompanive të inceneratorëve në skemën e tyre të mashtrimit. Email-et që konsiderohen komprometuese janë nga adresa private e Bllakos dhe kanë të bëjnë me procedurat e ndjekura për koncesionin e inceneratorit të Elbasanit. Për hetuesit është konsideruar provë dhe në këtë mënyrë, përveç akzuzës për Fierin, Bllakos i është komunikuar akuzë edhe për Elbasanin.

Ndërkohë, hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë drejt fundit. Avokatët e të pandehurve dorëzuan në SPAK pretendimet e tyre në lidhje me akuzat e ngritura. Avokati i Klodian Zotos, në prapësimet e tij mësohet të ketë pretenduar se klienti i tij nuk ka kryer evazion fiskal si dhe të gjitha dokumentacionet janë bërë konform ligjit, në kushtet e një emergjence mjedisore. Në të njëjtën mënyrë mësohet se vepruan edhe avokatët e tjerë të të pandehurve, sipas të cilëve nuk është shkelur ligji dhe nuk është kryer asnjë vepër penale që pretendon SPAK.  Të gjithë avokatët mbrojtës do të kërkojnë gjykim të shkurtuar. Pas analizimit të prapsimeve të mbrojtjes, prokurori Klodian Braho pritet të dërgoj dosjen në gjykatë, e cila në seancë paraprake do të vendos për nisje të gjykimit ose kthim sërish për plotësim të hetimeve në Prokurori të Posaçme. Për inceneratorin e Elbasanit, Gjykata e Posaçme ka dhënë masë sigurie në mungesë për Mirel Mërtirin.

Për inceneratorin e Elbasanit ndodhet në burg ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka, ndërkohë që ka masa sigurie edhe për Pëllumb Abeshin, ish-kryetar i Komisionit për dhënien e inceneratoritm ish drejtor i politikave në Ministrinë e Mjedisit; Bardhyl Çabiri ish-anëtari i Komisionit nga Bashkia e Elbasanit, Etleva Kondi, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Jonida Zeqo, ish-anëtare e Komisionit për dhënien e koncesionit, akuzohet “Shpërdorimi i detyrës”, në bashkëpunim. Serafin Papa: Ish-anëtar i Komisionit për dhënien e koncesionit. Në kërkim për këtë çështje janë shpallur Klodjan Zoto dhe Stela Gugallja. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:24
Hetimet me inceneratorin e Fierit, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Lefter Kokës për liri nga qelia

Akt-ekspertimi mjeko-ligjor mbi gjendjen jo të mirë shëndetësore të ish-ministrit të Mjedisit, Lefter Koka, nuk bindi Gjykatën e Posaçme të Apelit për zbutjen e masës së sigurisë, në lidhje me inceneratorin e Fierit. Pak kohë më parë, ish-ministri kërkoi një masë më të butë pasi sipas tij vuan nga zemra dhe e bënë të pamundur qëndrimin në qeli. Për këtë pretendim gjykata kërkoi akt-ekspertim, por edhe pse ky i fundit konfirmoi komplikacionet shëndetësore, gjykata nuk vendosi në favor të tij për lirim nga qelia. 

Lefter Koka është me dy masa sigurie “arrest në burg” për dy inceneratorë, atë të Elbasanit dhe të Fierit. Aktualisht, në pritje të përfundimit të hetimeve, është në paraburgimin e Durrësit, në të njëjtën dhomë më Alqi Bllakon, ish-deputetin e PS, i cili akuzohet po ashtu për të dy inceneratorët.

SPAK e akuzon Lefter Kokën për shpërdorim të detyrës, pastrim të parave dhe korrupsion, tre akuza të rënda me të cilat ish-ministri tashmë do nisë betejën e tij me drejtësinë, teksa janë sekuestruar edhe kompanitë "Albtek Energy”, pra inceneratori i Elbasanit, “Integrated Technology Services” si edhe aksionet e Kokës në “Kantinën e Pijeve Gjergj Kastrioti Skenderbeu”. Nga ana tjetër, janë shpallur në kërkim edhe Stela Gugalli, e cila në sistemin TIMS rezulton se është jashtë shtetit si dhe Klodian Zoto.  Lefter Koka akuzohet se ka përfituar 3.7 mln euro nga Inceneratori i Elbasanit. 

Hetimet për inceneratorin e Elbasanit janë të parat që përfundojnë nga SPAK, teksa në proces përfundimtar është edhe ai i Fierit.

Pasuritë e sekuestruara për Inceneratorin e Elbasanit

14 apartamente me sipërfaqe banimi në total prej 1356 m²;
3 njësi tregtare me sipërfaqe shfrytëzimi në total prej 297 m²;
1 pasuri të paluajtshme të llojit truall me sipërfaqe 147 m² dhe ndërtesë 126 m²;
8 shoqëri tregtare dhe të gjitha asetet në pronësi të shoqërive tregtare.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen