HETIMET/ Çela: Shumë shpejt rezultate të prekshme, do mbajnë përgjegjësi maksimale qoftë zyrtarë e ndërtues! 3 dosjet për dëmet në Krujë

DURRES - Vizitën e parë në cilësinë  e kryeprokurorit, Olsian Çela e ka bërë në Prokurorinë e Durrës, një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit që la pas 51 viktima. Çela ka takuar nga afër 4 prokurorët që po merren me hetimet që presin të nxjerrin në pah përgjegjësit sa i përket ndërtimeve që mund të jenë bërë në mënyrë abuzive duke sjellë shembjen e objekteve.  Çela tha se përgjegjësia për duhet të shkojë në vend, qofshin ata zyrtarë apo ndërtues. Ndërsa drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella deklaroi se në ditët në vazhdim do të ketë edhe qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit në këtë qark. 

Nga hetimi - tha Çela - po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbeje edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj.

Ndërkohë, nga Kruja, ku takoi prokurorët e këtij institucioni, Çela u shprehu kolegëve të tij të hetojnë pa ngurrim dhe të mos kursejnë asnjë individ, zyrtar, biznesmen apo kushdo qoftë ai, nga përgjegjësia penale.

“Shqiptarja.com” mëson se në prokurorinë me Krujës janë të regjistruara tre dosje penale. E para ka në fokus hetimin për tre pallatet  e shembura në Thumanë. Dosje e dytë dëmtimin e godinave institucionale si shkolla, xhamia, dhe qendra shëndetësore e Thumanës, të cilat janë objekte të ndërtuara kohët e fundit nga kompanitë private. Dhe dosja e tretë për objektet në rrethin e Krujës që u është vënë shiriti policor, dhe pritet që në ditët në vijim të shemben me tritol nga forcat e xhenios. 

Çela u shpreh në fjalën e tij të parë në institucionin që do të drejtojë se vendi ndodhet një fazë të vështirë, pasi po përballet me një krizë për shkak të tërmetit tragjik. Ai kërkoi nga prokurorët që të jenë në lartësinë e detyrës për këtë situatë, pasi njerëzit presin drejtësi për ndertuesit abuzues. Gjithashtu ai tha se roli i prokurorisë do të jetë kryesor që Shqipëria të jetë pjesë e BE-së.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:35
3 dosjet e Krujës për tërmetin, Kryeprokurori Çela: Në hetimet që keni nisur, kurajë e mos kurseni askënd

Kryeprokurori i ri i Përgjithshëm, Olsian Çela pas vizitës në prokurorinë e Durrësit, sot ka vizituar dhe ka zhvilluar një takim me prokurorët e rrethit të Krujës. I shoqëruar nga drejtori Dekriminalizimit dhe Marrëdhënieve me Jashtë Adnand Xholi, Olsi Çela, ka takuar drejtuesin e prokurorisë së Krujës, Petrit Cano. Ky i fundit e ka njohur kryeprokurorin e ri me problematikat që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019 në rrethin e Krujës dhe nisjen e hetimeve për rastet ku janë shënuar viktima dhe dëme të shumta materiale.

Nga ana tjetër Olsian Çela, u shprehu kolegëve të tij në Krujë që të hetojnë pa ngurrim të gjitha problematikat në tre dosjet e hapura dhe tw mos kursejnë asnjë individ, zyrtar, biznesmen apo kushdo qoftë ai, nga përgjegjësia penale.

“Shqiptarja.com” mëson se momentalisht në prokurorinë me Krujës janë të regjistruar tre dosje penale, ku e para ka në fokus hetimin e situatës para se të binte tërmeti dhe dëmtimin e tre pallateve në Thumanë, ku humbën jetën disa persona. Në këtë çështje po administrohet me shumë vëmendje i gjithë dokumentacioni që është raportuar për gjendjen e tre pallateve në Thumanë dhe mosveprimi i zyrtarëve lokalë dhe qendrorë për të shmangur këtë tragjedi.

Ndërkohë një dosje e dytë që po hetohet ka në fokus dëmtimin e godinave institucionale si shkolla, xhamia, dhe qendra shëndetësore e Thumanës, të cilat janë objekte të ndërtuara kohët e fundit nga kompanitë private.

Nga ana tjetër një dosje e tretë po hetohet për objektet në rrethin e Krujës që u është vënë shiriti policor, dhe pritet që në ditët në vijim të shemben me tritol nga forcat e xhenios.  Këto objekte kanë shfaqur probleme në ndërtim dhe të gjitha këto problematika, pritet të hetohen nga prokuroria e Krujës.

Ora 12:40
Durrës- Anita Jella: Kemi kërkuar ekspertë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP! Shumë shpejt do kemi qëndrim zyrtar

Drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit Anita Jella ka deklaruar se në ditët në vazhdim do të ketë edhe qëndrime zyrtare lidhur me hetimet për ndërtesat e shembura nga tërmeti i 26 nëntorit. Ajo tha se janë kërkuar ekspertë nga Prokuroria e Pëgjithshme dhe KLP për të ndihmuar në hetim.

"Çështja është nën hetim dhe në ditët në vazhdim do kemi edhe qëndrime zyrtare. Kemi staf të mjaftueshëm. Është kërkuar ndihmë nga Prokuroria e Përgjithshme dhe KLP për ekspertë hetimi", tha Jella.

Ora 12:22
Olsian Çela: Shkelësit do mbajnë përgjegjësi, qofshin zyrtarë apo ndërtues! Hetimi do sjellë ndryshime në legjislacion

Kryeprokurori i ri Olsian Çela ka folur jashtë ambienteve të Prokurorisë së Durrësit për hetimet mbi ndërtesat e shembura në Durrës pas tërmetit të 26 Nëntorit. Çela tha se përgjegjësia për këtë duhet të shkojë atje ku është, qofshin zyrtarë apo ndërtues, ndërsa shto se nga hetimi do dalin edhe probleme me legjislacionin.

"Qëllimi i vizitës lidhet me situatën e krijuar pas tërmeteve. Është krijuar një grup hetimor për çështjen në fjalë. Vizita ishte me qëllim rritjen e koordinimit për të siguruar një hetim të shpejt dhe efiçent. Prokurorët janë të motivuar dhe mendoj se shumë shpejt rezultatet do të jenë të prekshme. Individë të papërgjegjshme kanë shkelur ligjin me koshiencë të plotë duke sjellë vdekjen e disa personave. Hetimi është përqendruar në objektin e hetimit. Duhet të jemi të qetë dhe të besojmë të heqim dorë nga lajmet e pavërteta. Nga hetimi po dalin probleme edhe me legjislacionin në fuqi. Ai do shpërbeje edhe për të propozuar ndryshime të rëndësishme në ligj. Ka njerëz të cilët kanë shkelur ligjin dhe përgjegjësia që do mbahet maksimale. Përgjegjësia do shkoje atje ku është qoftë tek zyrtarët qoftë tek drejtuesit. I është garantuar prokurorëve siguri i plotë", tha Çela.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • xXx: 08/12/2019 06:13

    Po Aranit Çelën ça e ka ky?

    Përgjigju
  • LeGo: 08/12/2019 00:16

    S'ma mbush mendjen ky,kryeprokuror duhet nje zog k.. dhe trim dhe ky nuk duket ncncncnc ASPAK!!!!

    Përgjigju
  • populli: 07/12/2019 20:40

    clironi durresin nga betoni se i eshte marre fryma.. zhdukni pallatet nga rera e jepini jete qytetit.. Pasuria e atij qyteti eshte deti.. eshte mbushur plot me pallate te pabanueshme

    Përgjigju
  • LORA: 07/12/2019 14:26

    Pergjegjesi prej shkelesve te ligjit(zyrtare apo ndertues) quaj kur konfiskohen per te paguar demin qe u kane bere banoreve te demtuar.Nuk dua burgosjen e tyre,sepse kjo eshte kosto shtese per mua, si taksapaguese. Keshtu zoti Kryeprokuror,puna jote do matet me rezultate konkrete,,,,jo me deklarata ne eterin mediatik.

    Përgjigju
  • www.youngtribune.com: 07/12/2019 13:01

    Le te shohim mos do jesh bumerangu I rradhes ne drejtesi

    Përgjigju
  • Andi: 07/12/2019 11:22

    E pse duet bllokoer rruga me motor policie kshu e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati

Gjyqi për Vangjush Dakon në GJKKO, ish-kryebashkiaku mungon në seancë! Akuzohet për dy raste shpërdorimi detyre, ja çfarë kërkoi avokati