TIRANE - Pas hetimeve 1-vjeçare nga Policia dhe Prokuroria e Tiranës përmes përgjimeve telefonike, mesazheve dhe vëzhgimeve në terren, është vënë në pranga Hermes Nikaj, 28 vjeç, njohur si "Zogu i Tiranës", për 'shfrytëzim prostitucioni' dhe 'prostitucion'. Së bashku me të në pranga ranë edhe tre persona të tjerë, A.Gj, 47 vjeç banues në Mamurras, A.N 43 vjeç lindur në Fier dhe banues në Kanada për veprën penale të "prostitucionit" dhe 43-vjeçarja me inicialet A.B,pronare e një qendre estetike në Tiranë. Ndërkohë po hetohen në gjendje të lirë edhe dy vajza 20 e 32 vjeçare nga Tirana, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
Hermes Nikaj dhe 47-vjeçari nga Mamurrasi u arrestuan mbrëmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar "Your Turn", (radha jote) ndërsa prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, por edhe për ushtrimin e prostitucionit nga vetë ata.
Sipas hetimeve të kryera, Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), i cili dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Ndërkohë, policia e Tiranës ka bërë publike se në kuadër të të njëjtit operacion, më datë 9 nëntor, është 43-vjeçarja me inicialet A.B, pronare e një qendre estetike në Tiranë, biznes që e kishte kthyer në rekrutim të vajzave për prostitucion. Sipas hetimeve të kryera, 43-vjeçarja fillimisht punësonte vajza si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.
Hermes Nikaj mësohet të jetë mbajtur në vëzhgim nga efektivët e policisë ku janë përdorur edhe përgjime, ndërsa ndalimi i tij është bërë me urdhër arresti nga prokuroria e Tiranës, me firmë të prokurores Anila Galanxha. Në disa prej vëzhgimeve të bëra në terren sipas prokurorisë rezulton se Nikaj përfshihej edhe vetë në marrëdhënie seksuale në grup.
Në momentin e arrestimit, "Zogu i Tiranës" i ka mohuar akuzat. Hermes Nikaj ka edhe një qendër të vetën estetike të ndodhur në rrugën e Durrësit në Tiranë, "Te Zogu", por ende nuk dihet nga hetimet nëse edhe në qendrën e tij estetike shfrytëzonte vajza për prostitucion.
Hermes Nikaj është një personazh mjaft i njohur i ekranit dhe modelingut ndërsa ka punuar si gazetarë në disa emisione televizive mëngjesi.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera ku të arrestuarit kanë dërguar vajza në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre. Burime nga hetuesit thanë se ky grup shfrytëzonte vajzat edhe në clube të ndryshme të Tiranës, por edhe si eskorta, vajza që shfrytëzohen nga personazhet VIP jo vetëm për marrëdhënie seksuale me lekë, por i shoqërojnë edhe në udhëtime, hotele, me vlera më larta financiare.
Policia thotë se janë sekuestruar 2 fuoristrada të markës BMË, 10 aparate celular të markës I-phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.
Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.
Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:
- H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.
- A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:
- A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.
- A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.
Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.
Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.
Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.
Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.
Po Hermes çfarë ka i vorfni ke buzët, herpes ?
PërgjigjuNuk do kete proteste kombetare te ushtrise së zogjve nga Vlora deri në Shkoder për të liruar superzogune?
PërgjigjuSa mire e deshte vet me u fut n burg qe te vizitoje çunat. Vetem keshtu mund ti vizitoje çunat se ndryshe nuk e fuste njeri zogun n burg.
PërgjigjuDmth nime nuk kuptova laçjani e shpartallonte apo shpartallohej
Përgjigjueee o zogu vogēl do t t ta çentrojn rondelen e bythës çunat e peqinit....do t t respektojn,para duarve do t t mbajn në ajër
PërgjigjuSi i marin ne pune e japin nje detyre ate te reporterit. Pa diploma pa shkolle pa asgje e futen ne pune ne televisione private. Ai vend ka marre fund nga ana kulturore-intelektuale
PërgjigjuArrestimi i Zogut te Tiranes do i ashpersoje dhe me shume marredheniet me Hollanden, qe eshte pro LGBT-se dhe pro prostitucionit. Hollanda do jape nje leksion ketyre qe punojne ne te zeze, se si te ngrihen bordelle te rregullta dhe te dallueshme nga klientet per shkak te dritareve te kuqe.
PërgjigjuPo leo kadrimin do ja coni zogut ta knoqi pak
Përgjigjucmimet me duken te arsyeshme :)
PërgjigjuKa mund te jete edhe me good dill ,paguaj per nje e q** dy:)
Jo jo kujdes mos e kapni leshin e Tiranës se do ngrihet në protestë ambasada e Holandes. Na mori lumi po u ngritën zogjtë holandezë!
Përgjigjupo keshtu do ndodhe kur ne kete vendin tone promovohen njerez qe nuk kane kurrfare kontributi per kete shoqeri. Mjafton te jesh biseksual si surrati i ketij dhe je i suksesshem. Media po edhe shoqeria e pelqejne kete gje per sa kohe e promovojne, deri sa 'bomba'shperthen ne deren e shtepsie tone. Dmth te gjitheve na pelqen te degjojme zerin biseksual te ketij po asnje ama nuk deshiron ta kete ne shtepine e vet. Kjo eshte nje nder hipokrizite tona si popull. Ky vend behet nqs e duam vendin sic duam familjen.
PërgjigjuPolicia mos te shperdoroje leke kot me pergjime po te dali pas ores 10 te darkes ne bulevardin zogu I dhe ke mbi 20 prostituta e tranvestite qe bejne prostitucion hapur fare. Eshte skandal si i lene haptas komplet, me te drejte banoret thone qe komisariati nr 3 i Tiranes merr % nga fitimi i tyre nga prostitucioni se nuk shpjegohet ndryshe!
PërgjigjuPse prostituta i quan ato ti ato jan vemje prostituta jan kto neper insstagram o mik
Kape sapunin tani zogu....
PërgjigjuKur u be dhe ky zogu . O zot ti shijoj parat ne burg tashi
PërgjigjuEshte me interes per popullin ta dije kujt politikan I ka bere PRIVILEGJ me prostituta
PërgjigjuNuk besoj se i kan detyruar me zor per te ber prostituzion ju ka dash qefi e kan vajt per para jo si vajzat neper bot qe i rrahin per te dal ne rrug
PërgjigjuOhh do kenaqet zogu thuaj... Do kenaqet edhd gjithe paraburgimi
PërgjigjuHallall
Do t'ia shqyejne marmitren zogut burgaxhinjte. Do shqepen me b....
PërgjigjuOh cdo kenaqen cunat e 313. Zogu do rrij vetem ne maj deges tani.
PërgjigjuDmth ti thua qe 313 paska homo??
U be dhe ky
Përgjigjuu bo ky pederasti .....kapeni e hudheni mes te burgosurve kete tja zgjerojne sumatricen e ta shohi mir pastaj te shfrytezoje femrat
Përgjigju