Arrestimi i Hermes Nikaj, i njohur si ‘Zogu i Tiranës’ për shfrytëzim prostitucioni, ka irrituar biznesmenin gay, Elton Ilirjani.

Ilirjani ka publikuar një foto nga New Yorku me një çantë në dorë, dhe i drejtohet Nikajt si ‘Zogu i Hales’.

Biznesmeni shqiptar thotë se ai është lodhur për një imazh të mirë, por që me veprimin e fundit ‘Zogu’ i ka marrë fytyrën.

 ‘Kur Zogu Hales të merr fytyrën lodhu unë për imazh të mirë … tmerr’, shkruan Ilirjani.

Hermes Nikaj dhe një 47-vjeçar nga Mamurrasi u arrestuan mbrëmjen e së shtunës në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ në kuadër të operacionit të koduar "Your Turn", (radha jote) ndërsa prokuroria i akuzon për shfrytëzimin e vajzave për prostitucion, por edhe për ushtrimin e prostitucionit nga vetë ata.

Sipas hetimeve të kryera, Hermes Nikaj (Zogu i Tiranës), i cili dyshohet të ketë rolin e menaxherit, siguronte vajza dhe gra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotele sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.