TIRANË- Me ardhjen në krye të Prokurorisë së Përgjithshme, kryeprokurori Olsian Çela ka mbledhur në zyrë prokurorët e Tiranës, ku fokusi kanë qenë hetimet për dosjen e tërmetit. Referuar buzimeve zyrtare, në këtë mbledhje të zhvilluara në Prokurorisë së Përgjithshme, Çela u ka kërkuar prokurorëve hetime gjithëpërfshirëse për të vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e dhjetëra pallateve të shembura nga tërmeti, ku një disa prej tyre janë regjistruar edhe viktima.

"Në fokus  të veçantë të takimit ishte mbështetja që Prokurori i Përgjithshëm  Olsian Çela  i ofroi drejtuesve dhe prokurorëve të kësaj prokurorie  për procedimet që lidhen me dëmet e shkaktuara nga tërmeti i datës 26  Nëntor, përmes sigurimit të asistencës teknike dhe ekspertizës që do të ndihmojnë  në  hetimin e shpejtë dhe të plotë të rasteve. Ai inkurajoi prokurorët të kryejnë hetime gjithëpërfshirëse, për të individualizuar autorët e veprave penale dhe për t’i vënë ata para përgjegjësisë penale", thuhet në njoftimin zyrtar", njofton zyra e shtypit të Prokurorisë.

Ndër mos të tjerave mësohet se është diskutuar edhe për çështje të brenda të funskionimit të këtij institucioni.

"Në takim u diskutuan probleme që lidhen me funksionimin e policisë gjyqësore, vlerësimin e performancës së saj, organizimin e punës pas rritjes së numrit të prokurorëve në këtë prokurori, çështje që lidhen me zbatimin e ligjit për prokurorinë, pavarësinë dhe përgjegjshmërinë e prokurorëve, ndërtimin e një sistemi efikas të monitorimit të zbatimit të ligjit në këto aspekte, si dhe u trajtuan  çështje  që lidhen me zbatimin e ligjit, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar”, thuhet ndër të tjera.

Një ditë më parë, Çela ka pritur në zyrë ambasadorin e BE, Luigi Soreca, të ngarkuarën me punë të SHBA-së në Tiranë, Leyla Moses-Ones dhe ambasadorin gjerman, Peter Zingraf nga ku ka marrë mbështetjen për për hetimet financiare dhe dosjen 'tërmeti'.