TIRANE- Në datën 22 gusht pritet që të dalë para Gjykatës së Apelit Klevis Bejtaj, nipi i Ardian Bitrajt i cili është vënë në pranga për akuzën e “moskallëzimit të krimit”, ndërkohë që dyshohet se, është edhe bashkëpunëtor i dajës së tij në vjedhjen e parave. ndërkaq, që në dëshmitë që kanë dhënë deri më tani për grupin hetimor, 10 të arrestuarit për këtë skandal, Ardian Bitraj dhe Mimoza Bruzi janë të vetmit që kanë pranuar se kanë pas dijeni për vjedhjen.
Edhe për këtë të fundit po institucioni i prokurorisë mund të ndryshojë akuzën pasi edhe ajo dyshohet se ka pasur rol në mekanizmin e vjedhjes. Burime nga grupi hetimor kanë bërë të ditur se, Bruzi nuk ka qenë thjesht një person që kishte dijeni për ngjarjen. Ndërkaq, nga Gjykata e Apelit mësohet se, ish-zyrtarët e tjerë që nuk kanë pranuar të kenë pasur dijeni për vjedhjen, pritet që të dalin në gjykatë më datë 26 gusht, në seanca të ndara gjyqësore. Përpjekja e Prokurorisë per te gjetur prova te regjistrimet filmike te sistemit te sigurisë se bankes kane dështuar.
Prokuroria ka marrë në dorëzim në fund të korrikut vetëm regjistrimet filmike të një muaji, pasi specialistët e bankës u kanë pohuar përfaqësuesve të institucionit të akuzës se sistemi i kamerave në Bankë ka kapacitet për të mbajtur vetëm 30 ditë regjistrime. Pas mbushjes së hapësirës së memories, sistemi fshin vetë automatikisht ditët paraardhëse. Ky fakt duket se pengon hetimin e prokurorisë, e cila dyshon se vjedhja e 713 milionë lekëve nga banka ka ndodhur së paku gjatë vitit të fundit. Aktualisht tani dyshohet se, vjedhja prej 713 milionë lekësh mund të jetë bërë gjatë 4 viteve të fundit, ku lekët kanë dalë dalë të fshehur në trupin e Bitrajt.
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 22 Gusht 2014
Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com