Prokurorët e EULEX-it nga Prokuroria Speciale e Kosovës (PSRK) zyrtarisht kanë nisur hetime për Krime të Luftës, të kryera në komunën e Gjakovës, më 27 dhe 28 prill 1999, duke përfshirë fshatrat Mejë, Orizë dhe fshatrat e tjera të Luginës së Rekës së Keqe.
Deri tani, sipas njoftimit të dërguar nga EULEX-i, prokurorët kanë identifikuar afërsisht 20 të pandehur, të cilët mund të jenë subjekt i akuzave për Krime të Luftës kundër popullatës civile, duke përfshirë edhe vrasjen e 372 viktimave gjatë një sulmi të kryer kundër popullatës civile shqiptare, e cila i qe nënshtruar torturës, trajtimit çnjerëzor, vuajtjes së madhe, largimit dhe zhvendosjes, konfiskimit të pasurisë dhe plaçkitjes, veprime këto jo të arsyetuara me nevojat ushtarake. Shumica e viktimave ishin zhvarrosur nga varreza masive në Batajnicë, Serbi.
Masakra e Mejës dhe e rrethinës pretendohet të jetë vrasja më e madhe masive që ndodhi gjatë konfliktit të vitit 1999 në Kosovë, përfundon njoftimi i EULEX. Më 27 prill 1999, në Mejë forcat serbe kanë rrëmbyer nga kolonat e refugjatëve dhe masakruar e zhdukur 377 shqiptarë.
Asnjëri nga të ndaluarit në rrethimin e hekurt nuk kishte arritur të dilte i gjallë. Ajo ishte një nga kolonat e shumta të spastrimit etnik, të rreth 1 milion shqiptarëve të dëbuar nga Kosova, shumica e tyre drejt Shqipërisë.
Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 25.04.2013
Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com