Një hetim i nisur për Syri Tv për evazion fiskal dhe pastrim parash që prej vitit 2023, është komentuar edhe nga kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për shtyp, pas përplasjes me gazetaren Ambrozia Meta.

“Unë skam thënë kurrë burg për ata që nuk paguajnë drita. Askush kurrë në historinë e këtij vendi nuk ka shkuar në burg se s’ka paguar dritat. Për ata që s’paguajnë dritat kam thënë që duhet të priten siç priten në çdo vend të botës dhe kjo ka ndodhur. Këtu nis mitingu, kur nis mitngu mund të shkosh atje poshtë për ti bërë këto, këtu është pyetja dhe përgjigjja. Unë do jap përgjigjen që dua unë, sikundër unë me shumë qetësi pres të mbarojë pyetja jote e gjatë, kërkoj e lejen që ta çoj fjalën deri në fund, nëse Qimi ma jep mua lejen, nëse Qimi nuk ma jep mua lejen, jam shumë i keqardhur”, tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se Syri Tv (televizioni i familjes Berisha) është i kallëzuar në Prokurorinë e Tiranës për pastrim parash dhe evazion fiskal, me fakte dhe me prova. Ndërsa deklaroi se aty pastrohen paratë e grabitura nga qytetarët dhe që gëzon imunitetin e dhunuesve.

“Kush je ti që ndërpret. Me lër te mbaroj, nuk ke ardhur këtu as për miting as për debat. Ta mbaroj unë. Kështu është kur nuk ka prokurori. Ai tv që thua ti është në prokuror për pastrim parash, është në prokurori me një denoncim të bërë nga organet shtetërore.

Nuk lejon njerëzi të peshojnë të dyja palët, mbylle të flas unë, jo ta mbyll unë 20 herë që të flasësh ti. Juve abuzoni me njerëzit, me ata që merrni nëpër gojë në mënyrën më të ulët, abuzoni me faktet, ju jepni njerëzve çdo dite gënjeshtra dhe askush nuk ju thotë plaç. Më lër të mbaroj fjalën, marrja peng e një bisede me dhunë, mund ta bësh, unë nuk kam çfarë bëj tjetër, por kjo është dhunë, më lër të mbaroj fjalën. Do ti përgjigjen që do ti, nuk ta jap unë, se unë nuk punoj për Qimin. Subjekt i denoncuar për pastrim parash me fakte, me prova, me të gjitha, dhe natyrisht që paratë në atë televizion pastrohen për të bërë këtë që bëhet çdo ditë, që përmbyten njerëzit me gënjeshtra dhe pisllëk. Po bën heroinën për ata që të kanë sjellë këtu, do bëhesh heroinë  e ditës. Boll tani! S’kam më asnjë fjalë për të thënë, u mundova shumë gjatë për të të dhënë përgjigje deri në fund. Qytetarëve u përgjigjem çdo ditë, nuk i përgjigjem nëpërmjet televizioneve që pastrojnë paratë e grabitura nga qytetarët dhe që gëzojnë imunitetin e dhunuesve”, tha Rama.

Kryeministri foli edhe për një tjetër televizion të kallëzuar për pastrim parash, duke pyetur Prokurorinë e Tiranës se përse nuk jep asnjë përgjigje.

Mos më sill mua këtu gjuhën e molotovëve. Unë nuk kam dalë më herët ta them këtë gjë hapur por është koha që mediat që ushqehen me para të pista dhe paguajnë nën dorë, minimalisht të përgjigjen para ligjit. Ka edhe një televizion tjetër që është i denoncuar për evazion fiskal masiv, këto dy televizionet janë bartësit e të gjitha gënjeshtrave, dhe të gjitha rrugëve të gabuar për një demokraci. Prokuroria e Tiranës nuk jep asnjë përgjigje për këto dy televizione, një për pastrim parash dhe një për evazion masiv”, tha kryeministri.


Lajmi kryesor:

Vendimi për Ballukun, Rama: Gënjeshtër se dëmton integrimin, debate konstruktive me disa ndërkombëtarë, por asnjë presion! Zero frenim për rrugën drejt BE