Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka folur për çështjen Tahiri, ku ka theksuar se BE po ndjek me vëmendje hetimet për akuzat e ngritura nga Prokuroria.
“Nuk mund të them me siguri se cila palë ka të drejtë dhe cila gabohet. Në këndvështrimin tim, nëse prokuroria do të kishte prova të mjaftueshme, duhet të ishte hequr imuniteti për arrestim, por më pas u argumentua që mund të bëhej hetim duke kontrolluar personin dhe banesën e tij, pa qenë nevoja për arrestim. Nuk e di ç’është e drejtë apo jo, pasi nuk kam folur me Prokurorinë.
Gjithsesi, nuk e kuptoj se ç’lidhje ka kjo me procesin e Vetingut, pasi procesi i Vetingut ka të bëjë me skanimin e prokurorëve dhe gjyqtarëve për funksionimin e sistemit të ri të drejtësisë. Ndërsa çështja për të ciliën po flasim është një çështje e veçantë. Di që Prokuroria e Krimeve të Rënda të Shqipërisë mund të vazhdojë hetimet dhe të shpresojmë që asnjë nuk do zhduket ndërkohë. Kam gjithashtu informacione nga kolegët e mi amerikanë, se ata po e shohin këtë çështje me vëmendje”, ka qenë kjo deklarata e raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Knut Fleckenstein.
Ai komenton edhe aspiratën e Shqipërisë drejt BE ku thekson se nuk ka rrugë tjetër përveçse hapjes së dritës jeshile për hapjen e negociatave. Fleckenstin tha se shpreson që shtetet anëtare do ta mbështetin këtë rekomandim dhe nxit qeverinë shqiptare për rezultate të mëtejshme në procesin e Vettingut dhe 5 prioritetet./marrë nga abcnews.al /
Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com
/Shqiptarja.com