TIRANË - Ajola Xoxa ishte mëngjesin e sotëm në Prokurorinë e Posaçme në zbatim të masës së sigurisë të vendosur ndaj saj ‘detyrim paraqitje’. Xoxa qëndroi përreth 40 minuta në ambientet e SPAK.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë vënë në akuzë edhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.
Gjithashtu edhe Veliaj, i arrestuar më 10 shkurt 2025 në zyrën e tij në bashki, akuzohet për korrupsion në 9 raste dhe pastrim parash.

Veliaj po hetohet nën masën e sigurisë 'arrest në burg' në paraburgimin e Durrësit, ndërsa për bashkëshorten e tij, Xoxa, GJKKO më 12 shkurt e ndryshoi masën e sigurisë në detyrim me paraqitje nga 'arresti shtëpiak' i kërkuar fillimisht prej SPAK.
Komente


E kane ngrënë socialistat. Bëjnë si te zgjuar por akoma nuk e kanë kuptuar se SPAK-u është i Berishës.
PërgjigjuJepini rrobat ksaj te shkretes se e keni lene me zara dhe cante nike. Spaku te veproje per ti dhene dinjitetin e duhur zonjes 1 mln euro breke.
Përgjigju