Vetëm brenda periudhës vjetore 2012 deri në 2013 janë raportuar dy raste ndërhyrjesh nga jashtë. Një fakt i tillë është pikasur nga raporti i auditit ku nënvizohet se sitemi ka nevojë për shërbim. Një fakt i tillë evidentohet në njërën nga pikat e raportit ku thuhet se: “Nuk është realizuar asnjë audit TI-së për sigurinë e të dhënave apo test-penetrimi në të gjithë rrjetin e tatimeve me gjithë rëndësinë që kanë të dhënat në këtë sistem. Janë të raportuar dy raste ndërhyrjesh nga jashtë në sistem vetëm brenda vitev 2012 deri në 2013, çka tregon se sistemi ka nevojë për një shërbim të tillë”.

Tashmë këto dy raste janë bërë objekt hetimi i veçantë nga njësia hetimore Task-Forcë e cila disa muaj më parë administroi një kallëzim penal nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Për këtë çështje është kërkuar një ekspertim i posaçëm por në fakt ende nuk dihet konkluzjonet e këtij ekspertimi. Lidhur me këtë çështje janë marrë në pyetje dhjetëra persona por askush nuk ka qënë në gjëndje të tregojë se në dy ndërhyrjet çfarë pasoja ka pasur në serverin e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.