Hetimi për PPP në Shëndetësi, deputetët e PS kallëzojnë audituesin e KLSH: Refuzoi të dëshmonte në komision

TIRANË- Anëtarët socialistë të komisionit hetimor të Shëndetësisë kanë kallëzuar në Prokurorinë e Përgjithshme të Tiranës audituesin e KLSH, Bexhet Zeqiri. Ky i fundit ishte thirrur për të dëshmuar në mbledhjen e 13 qershorit mbi raportet e KLSH për dy kontratat koncesionare, sterilizimin dhe check up.

Deputetët socialistë kanë kallëzuar Zeqirin, të cilin e akuzojnë se ka refuzuar që të dëshmojë në Komisionin Hetimor në momentin që është pyetur nga zv.kryetari i komisionit, Plarent Ndreca për formimin profesional dhe certifikimin auditues. Në shkresë thuhet se Zeqiri ka refuzuar të përgjigjet në mënyrë të përsëritur.

"Gjatë seancës së pyetjeve dhe konkretisht gjatë pyetjeve të realizuara nga ana e Zv/Kryetari i Komisionit, në shkelje të parashikimeve të Kodit të Procedurës Penale, Zeqiri refuzoi në mënyrë të përsëritur që të dëshmojë, pavarësisht vënies në dijeni për detyrimin e tij ligjor për të dëshmuar dhe dhënë shpjegime për punën e tij para Komisionit Hetimor Parlamentar", thuhet në shkresë.

Deputetët thonë se Zeqiri ka kryer veprën penale "Refuzimi për të dëshmuar". Në shkresë thuhet se kjo është hera e parë që një dëshmitar refuzon të përgjigjet në komision hetimor, duke shënuar një rast të rrezikshëm për veprimtarinë e komisionit.

"Nisur nga tërësia e fakteve dhe rrethanave të cituara më sipër, vlerësojmë se ka të dhëna për fillimin e ndjekjes penale ndaj shtetasit të kallëzuar z. Bexhet Zeqiri, si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të "Refuzimit për të dëshmuar" parashikuar nga neni 307 i Kodit Penal. Kjo është hera e parë që një dëshmitar i thirrur në Komisionin Hetimor, refuzon hapur t'i përgjigjet pyetjeve të bëra nga ana e Komisionit, duke shënuar një rast të rrezikshëm për autoritetin e veprimtarisë së një komisioni parlamentar dhe produktit të tij. Ky rast hap rrugën e refuzimit për të deklaruar nga dëshmitari i thirrur nga ana e komisioneve hetimore, duke dëmtuar në thelb jo vetëm reputacionin e këtij instrumenti parlamentar, por duke krijuar premisa për të dështuar punën e komisionit në marrjen e një prove kaq të rëndësishme, siç është dëshmia", citohet në shkresë.

Zeqiri, sipas deputetëve socialistë ka mbajtur qëndrime dhe kah politik, duke iu referuar këtu opozitës që drejton komisionin hetimor me Albana Vokshin.

Bashkë me kallëzimin, deputetët kanë vënë në dispozicion edhe një CD me materialet filmike të seancës, si dhe shprehin gatishmëri për të dhënë sqarime shtesë sapo të thirren nga organi i akuzës për këtë çështje.

Në seancën e 13 qershorit, mazhoranca dhe opozita u përfshinë në debate të forta pikërisht për dëshminë e audituesit të KLSH-së, Bexhet Zeqiri. Vokshi akuzoi mazhorancën për presion dhe intimidim të dëshmitarit. Socialistët vendosën të braktisin sallën, ndërsa Vokshi vijoi mbledhjen në prani vetëm të anëtarëve të opozitës.

SI.E./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ardi: 19/06/2024 17:19

    KLSH eshte e pa besueshme dhe e kapur nga NON GRATA kjo gjithmonë ka qene KLSHurra.

    Përgjigju
  • adi: 19/06/2024 13:32

    Po si nuk keni turp, po si dergoni nje specialist per kallezim? Po si nuk iu pelqeu njeher e drejta! O Plari sot ke Lalin po neser??? Oo nuk i kontrolloni dot spak e klsh se nuk eshte me shqipwria e 55. Bravo KLSH beni detyren, Plari dhe shoket e tij bam tia bejn!

    Përgjigju
    • Maks: 19/06/2024 16:02

      Po ca specialisti ishte ai Ai kish mbaru per agronomi Kurse vendi i pynes e kerkon ekonomist kontabel

  • Sondazhi i ditës:

    Barazimi me Kroacinë, mendoni se Kombëtarja kalon grupet e Euro 2024



×

Lajmi i fundit

Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit

Me të i shënoi Italisë, shitet për shifrën rekord fanella me numrin 10-të e Nedim Bajramit