Hetimi për mashtrimin miliona dollarë, Leonardo Di Caprio detyrohet të kthejë kupën Oscar

Hetimi për mashtrimin miliona dollarë, Leonardo Di Caprio detyrohet të kthejë kupën Oscar

Aktori Leonardo DiCaprio

Leonardo Di Caprio është detyruar që të kthejë një nga kupat “Oscar” që ai mban në tavolinën e tij të trofeve. Nuk bëhet fjalë për kupën “Oscar” që meritoi në vitin 2016 për rolin e tij në vitin “The Revenant”, por për një kupë që mori si dhuratë.

Dhuratën ja bëri financieri malajzian, Jho Low, i cili e bleu kupën në një ankand për 600.000 dollarë. Ai ja dha këtë kupë në mënyrë falenderimi për punën e tij në “The Wolf Of Wall Street”. Por duke qenë se Low është i përfshirë në një hetim policor në lidhje me një mashtrim miliona dollarësh të bërë në fushën e investimeve, aktori duhet ta kthejë këtë kupë.

Bashkë me kupën DiCaprio ktheu edhe një pikturë të Pablo Picasso-s dhe çdo dhuratë që i është dhënë nga Low. Akademia ka të drejtën të blejë çdo Oskar për 1 dollarë, kështu që ja ku do të përfundojë trofeu pasi të përfundojnë hetimet.

Financieri Jho Low

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen