Hetimi për Onkologjikun, gjykata i kërkon SPAK që të verifikojë përgjegjësitë e drejtuesve të spitalit

Hetimi për Onkologjikun, gjykata i kërkon SPAK që të verifikojë përgjegjësitë e drejtuesve të spitalit

Spitali Onkoligjikut

Për vijimin e hetimeve në dosjen Onkologjiku, gjykata e apelit të posaçëm i ka lënë si detyrë imediate SPAK-ut të zbërthejë përgjegjësitë eventuale të drejtoreshës të spitalit Onkologjik.

Gjyqtari Florian Kalaja i kujton Prokurorisë së Posaçme se përpos 7 personave që po hetohen midis tyre mjekë dhe farmacistë të hetohet nëse shefja e Onkologjikut, Silvana Celiku a ka marrë apo jo masa për të administruar spitalin  nga abuzimet kriminale thotë gjyqtari të personelit. Të shikohet më tej nëse drejtoresha ka paraqitur apo jo kallëzime pranë organeve të drejtësisë.

Në vendimin e zbardhur gjyqtari i apelit të posaçëm flet edhe për korrupsionin që sipas gjyqtarit duhet parë në çfarë forme bashkëpunimi është kryer dhe në çfarë periudhë kohore

Duke i parë si veprime të bashkërenduara që synojnë intimidimin e pacientëve me sëmundje tumoriale për ti dërguar ata në klinikat private si ajo e zotëruar nga i hetuari Edmond Gashi, gjykata e apelit thotë se rastet e evidentuara duhet të klasifikohen si mashtrim.

Shfrytëzimi i frikës së pacientëve dhe familjarëve krijuar nga sëmundja tumoriale dhe përdorimi për qëllime përfitimi sipas gjyqtarit është një situatë mashtrimi për të përvetësuar pasurinë e viktimave.

Në vendimmarrje gjykata i referohet ankesave të disa prej të hetuarve të cilët kërkuan ndryshim të masave si Edmond Gashi, i ati Halil Gashit, farmacisti Florian Markut dhe ish zyrtarja e spitaleve Brikena Qiriazi.

Për ish-zëvendës drejtoreshën e spitaleve Qiriazi, apeli e hoqi masën e sigurisë duke i tërhequr vëmendjen SPAK-ut dhe Prokurorisë së Tiranës se nuk kanë kryer hetime të mjaftueshme për të provuar  se burimi I Kobaltit është keq administruar nga spitali.

Deri më sot nuk rezulton të jetë kryer një akt-ekspertim thekson gjykata e apelit anti-korrupsion që të evidentojë pasojat që ka sjellë burimi i Kobaltit

Citimi i akteve nënligjore ndaj të dyshuarës pa sjellë prova apriori mbi shkeljen konsiderohet nga apeli si një precedent i rrezikshëm për subjektet e tjera zyrtare

Për Qiriazin dhe Drilona Kishtën, apeli kërkon interpretim nga gjykata e lartë, me arsyetimin faktet penale të regjistruara në emër të tyre nuk plotësojnë shkaqet për tu bashkuar me të tjerët./ Top Channel

G.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër

Sondazhi/ PS dhe PD ndajnë nga 4 mandate deputetësh në Shkodër