Hetimi për shkarkimin e Presidentit, publikohen me dhjetra mesazhe

Hetimi për shkarkimin e Presidentit, publikohen me dhjetra mesazhe

Tre komisione të Dhomës së Përfaqësuesve kanë publikuar me dhjetëra mesazhe telefonike të shkëmbyera mes diplomatëve amerikanë në Ukrainë ku diskutojnë se si të trajtohet një përgjigje ndaj kërkesës së Presidentit Donald Trump që vendi të nisë një hetim mbi familjen e Joe Biden-it.

Publikimi pason një intervistë gati 10-orëshe me ish të dërguarin amerikan në Ukrainë Kurt Volker. Ishte ky i fundit që u dha mesazhet telefonike ligjvënësve të këtyre komisioneve.

Në mesazhe zoti Volker dhe dy diplomatë të tjerë diskutojnë se si t’u “qasen” kërkesave të zotit Trump për hetimin e kundërshtarit të tij politik.

Në një mesazh të shkëmbyer mes zotit Volker dhe ambasadorit Gordon Sondland diskutohet një projekt-deklaratë sipas së cilës qeveria e Ukrainës do të shpallte një hetim mbi zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016 dhe rreth një kompanie, në të cilën ka shërbyer si anëtar bordi djali i zotit Biden, Hunter Biden.

Presioni i dyshuar që zoti Trump ka ushtruar mbi Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy është subjekt i hetimit të Dhomës së Përfaqësuesve për ngritjen e akuzave për shkarkimin e presidentit Trump. VOA

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë