Hetimi/ Shkeljet e 7 oligarkëve të miellit, fiksuan çmimin me marrëveshje dhe kufizuan konkurrencën, edhe cilësia e dyshimtë

Hetimi/ Shkeljet e 7 oligarkëve të miellit, fiksuan çmimin me marrëveshje dhe kufizuan konkurrencën, edhe cilësia e dyshimtë

Foto ilustruese

Lëvizjet e dyshimta të çmimit të bukës në 2019, angazhoi Autoritetin e Konkurrencës, duke nisur një hetim përmes Komisionit të Konkurrencës mbi tregun e importit të grurit, si dhe importit, prodhimit dhe tregtimit të miellit për kompanitë Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK, për periudhën 2017-2019. Agro Blend SHPK është në pronësi të Fiqiri Ismailit, ish kryetar i Bashkisë së Vorës, i propozuar nga PD.

Në kompaninë 'Bloja’ kanë mbi 90 % të aksioneve Agron Haxhiymeri dhe Fuad Haxhiymeri, Miell Tirana SHA është në pronësi të Saimir Stërmillit dhe Alush Hoxhës. Ndërsa Dimitrios Thomoglou është pronar i kompanisë Atlas SHA. Atlas Mills SHPK është në pronësi të kompanisë ‘Besniku’, e cila është në pronësi të Dervish Domit.

Në përfundim të hetimit paraprak, ‘Konkurrenca’ ndriti dyshimte të fora për shkelje të konkurrencës dhe koordinim mes 5 kompanive. Pas hetimit parapak, Komisioni i Konkurrencës, në 25 korrik 2019, vendosi të nisë një hetim të thelluar për pesë kompanitë për tregun e grurit dhe miellit për periudhën kohore nga 1 janar 2017 deri në 30 qershor 2019.

Për mbledhjen e fakteve, Komisioni u ka kërkuar informon kompanive nën hetim, Drejtorisë së Përgjithshme të  Doganave dhe Drejtorisë Përgjithshme e Tatimeve. Hetimi zgjati një vit. Në përfundim, Komisioni i Konkurrencës, ka arritur në konkluzionin se kompanitë Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills, kanë lidhur marrëveshje me njëra-tjetrën duke caktuar çmimet e shitjes se miellit dhe kontrolluar prodhimin e tregut të miellit, në shkelje të konkurrencës.

Sipas raportit të hetimit, 5 kompanitë blejnë grurë dhe miell për import me çmime të përafërta, duke mos ndjekur trendin e çmimeve, me qëllim për të krijuar rezerva kur çmimi bie. Këto rezerva i përdorin kur çmimi është më i lartë. Komisioni i Konkurrencës thekson se kompanitë Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills, të cilat dominojnë tregun e grurit dhe miellit në vend, përdorin gjithashtu çmime të përafërta në tregun shitjes së miellit, në bazë të një koordinimi paraprak. Sipas Komisionit këto kompaninë kufizojnë konkurrencën duke fiksuar çmimin.

Gjatë hetimit ka rezultuar se kompania Atlas Mills, në vitin 20018 ka transferuar aksionet tek kompania Besniku SHPK. Pas kësaj lëvizje,kompania Besniku ka ulur çmimin e miellit, ndërsa Atlas Mills vijon të ndjekë çmimet e tjera. Ligji për mbrojtjen e konkurrencës ndalon marrëveshjes me kompanive që caktojnë, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, çmimet e blerjes ose të shitjes, apo çdo kusht tjetër tregtimi, si dhe që kufizojnë ose kontrollojnë prodhimin, tregjet, zhvillimin teknik ose investimet.

Ndërkaq, Komisioni i Konkurrencës ka konstatuar se 5 kompaninë ftojnë edhe në kurriz të ndërmarrjeve që prodhojnë ëmbëlsira me miell gruri.

“Tregu objekt hetimi paraqitet problematik duke qenë se produkti miell për ëmbëlsira futet në tregun vendas si miell gruri pa përcaktuar destinacionin e tij përfundimtar dhe rrjedhimisht edhe cilësinë. Për këtë arsye mund të themi se çmimi i ulët i importit favorizon ndërmarrjet në treg, duke i vendosur ndërmarrjet prodhuese në kushte të pafavorshme të konkurrencës”, thuhet në vendim.

Komisioni i Konkurrencës ngre dyshime të forta për cilësinë e miellit që sjellin në Shqipëri kompanitë Agro Blend, Miell Tirana, Bloja, Atlas dhe Atlas Mills. Në vendim thuhet se AKU, nuk përcakton nivelin e proteinës të miellit. Një tjetër arsye që lehtëson hyrjen e këtyre mallrave në treg është dhe mos kodifikimi doganor sipas karakteristikave dhe cilësisë së produktit.

“Ky fakt u jep mundësinë importuesve të miellit të operojnë në treg me çmime më të ulëta, për produkte cilësisht të ndryshme duke deformuar tregun”, thuhet në vendim.

(Kliko këtu për vendimin e Komisionit të Konkurrencës për deformimin e tregut të miellit)

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren

Fushë Arrëz/ Reshjet e dëborës vështirësojnë qarkullimin në Iballë, borëpastrueset në terren