‘Hetimori’ i Shëndetësisë, dëshmon ministrja Albana Koçiu: Check-up e sterilizimi, vlerë e shtuar në shëndetësi! Akuzat e opozitës? Koncesionet arritën qëllimet

Edhe pse me një vendim për t’ju rikthyer komisioneve parlamentare, prezenca e opozitës në komisionin e kërkuar nga ajo vetë, për hetimin e koncesioneve korruptive në shëndetësi, ishte e vakët edhe këtë mbledhje.

Në fazën më të rëndësishme të dëgjesave, atë me ministra e ish ministra, hetimi parlamentar për qeverinë, u udhëhoq nga socialisti Plarent Ndreca në mungesë të kryetares demokrate Albana Vokshi.

Përballë tij, ministrja e shëndetësisë Albana Koçiu ishte komode, edhe për të konsideruar vlerë të shtuar në shëndetësi dy koncesionet e check-up dhe sterilizimit.

“Nga marrja e detyrës jam njohur me kontratat koncesionare, janë të rëndësishme, vlerë e shtuar për shërbimin shëndetësor”, thotë Koçiu.  

Pyetjeve të deputeteve të opozitës, Koçiu iu përgjigj duke vlerësuar se qëllimet kryesore të koncesioneve janë arritur.

“Për kontrollet (check-up) është një sfidë e përbashkët e shoqërisë për t’i kryer këto kontrolle, kemi dyfishim të nr të qytetarëve, e ka arritur qëllimin e saj kryesor të sensibilizojë popullatën”, shton ministrja.

Komisioni Hetimor në Shëndetësi u shty me dy javë afat për zhvilluar dëgjesat më të rëndësishme që mbyllen me dëshminë e Ilir Beqaj, që do të lërë për pak orë qelinë për të shkuar para ish kolegëve në parlament.

G.K/E.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Kë doni ju që të fitojë zgjedhjet në SHBA?



×

Lajmi i fundit

Arrestohet një person në Capitol, kishte armë zjarri dhe një elektrik dore me vete

Arrestohet një person në Capitol, kishte armë zjarri dhe një elektrik dore me vete