Mamografi për gratë e FA-së, Koçiu: Njësitë e lëvizshme kontrolle falas gjatë gjithë vitit

Nën sloganin 'Ia vlen të jetosh', njësitë e lëvizshme të mamografisë ndaluan në repartin ushtarak në Bunavi, Vlorë ku u ofruan ekzaminime falas për kancerin e gjirit për vajzat dhe gratë pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes dhe Forcave të Armatosura.

Në kuadër të tetorit rozë i cili njihet edhe si muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit për të rritur vëmendjen dhe diagnostikimin e hershëm ndaj kësaj sëmundjeje, u organizua edhe një aktivitet me pjesëmarrjen e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu dhe ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu.

Nënkolonelia e Forcave të Armatosura, Esmihan Durbaku e cila prej afro 30   vitesh ka kaluar me sukses betejën me kancerin përcolli një mesazh për të gjitha vajzat dhe gratë.

“Nuk është e lehtë të flasësh për këtë gjë, por ia vlen. Ju shikoni të shkruar këtu 'Ia vlen të jetosh' dhe për këtë arsye ia vlen të flasim, të ndërgjegjësohemi ne si femra kudo që jemi. Prandaj ju bëj thirrje të gjitha zonjave, të gjitha femrave që të kontrollojnë veten. Sa më shpejt, është akoma më mirë”, tha Albana Koçiu.

Më tej Koçiu u shpreh se  “sa më shpejt të parandalohet, sa më shpejt të diagnostikohet, aq më shpejt mjekët kanë mundësi që t’ju vijnë në ndihmë kujtdo që preket nga tumori i gjirit.

“Ne ofrojmë mamografitë e lëvizshme gjatë vitit, por ndërkohë janë dhe 12 njësi mamografie në spitalet rajonale të cilat gjithashtu e ofrojnë mundësinë e diagnostikimit dhe për këtë është pikërisht e nevojshme që të shtrijmë akoma më shumë mesazhet e ndërgjegjësimit”, nënvizoi Koçiu.

Ndërkohë i pranishëm ishte edhe Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu.

“Gratë dhe vajzat e Forcave tona të Armatosura, si çdo personel në uniformë janë betuar në paktin për sigurinë dhe mbrojtjen e vendit sikundër është edhe përgjegjësia e jonë si drejtues që të impenjohemi dhe të kemi një dedikim të posaçëm përsa i përket shëndetit tuaj, mirëqenies tuaj dhe të familjeve tuaja. Jemi shumë të vetëdijshëm për përgjegjësinë sociale që kemi si ministri e Mbrojtjes dhe si Forca të Armatosura në mënyrë që të ju gjendemi pranë në çdo sfidë shëndetësore”, u shpreh Vengu.

Xh.K/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    10 Dhjetor, 10:15

    Në përplasjen Veliaj-Berisha kujt i jepni të drejtë?



×

Lajmi i fundit

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time

U zgjodh president i SHBA-ve, Donald Trump do të shpallet për herë të dytë 'Personi i Vitit' nga revista Time