Deputetët e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë zbarkojnë në spitalin e Durrësit, Vokshi-Ndreca: Morëm informacion për hetimin në Kuvend

Deputetët e Komisionit Hetimor për koncesionet në shëndetësi nisën nga spitali rajonal i Durrësit turin e vizitave, për të parë si kanë funksionuar koncesioni i check up dhe sterilizimit.

Deputetët fillimisht zhvilluan një takim me drejtues të spitalit, ndërsa më pas një pjesë e tyre kanë parë nga afër mjediset ku kryhet sterilizimi i pajisjeve mjekësore.

Kryetarja dhe nënkryetari i komisionit Albana Vokshi e Plarent Ndreca thanë se informacionet e grumbulluara do vendosen në shërbim të hetimit parlamentar që po bëhet për këto dy koncesione në shëndetësi, ndërsa do të pasohet me vizitat në spitalin e Traumës, Shkodrës, Lushnjës dhe Vlorës.

Kryetarja e Komisionit Hetimor Albana Vokshi, në një prononcim për media tha se informacioni i marr gjatë vizitës me drejtues dhe personel të spitalit të Durrësit, do ti referohet komisionit hetimor dhe anëtarëve të tij.

“Vizita e sotme është bërë në kuadër planit të vizitave dyjavore të miratuara nga komisioni hetimor për dy koncensionet në shëndetësi, check- up dhe sterilizimin. Patëm një gjykim konstruktiv me drejtuesin e spitalit dhe me shefa shërbimesh si edhe me kryeinfermierin duke trajtuar procesin që nga proceduara e parë e sterilizimit dhe tek e fundit. Ngritëm pyetje dhe shqetësimet që janë evidentuar në raporte të ndryshme, të gjithë informacionin që morëm sot me drejtuesit do ti referohet komisionit hetimor dhe anëtarëve të tjerë. Do të shërbejë një pjesë e tyre edhe për pyetjet që do të bëhen për dëgjesat që do të bëhen tek dëshmitarët që do të thirren dhe nëse do të gjykohen do të jenë pjesë e raportit përfundimtar që do ti dërgohet parlamentit”, tha ajo.

Nga ana tjetër, nënkryetari i komisionit Plarent Ndreca, bëri me dije se vizitat të tilla do të zhvillohen edhe në institucione të tjera.

“Ishte një vizitë informuese që komisioni të kuptoj se si është situata në spital. Është një vizitë që do të vijoj edhe në institucione të tjera dhe pastaj do të dalim në konkluzione, atëherë kur është momenti i përfundimit të komisionit hetimor”, tha ai.

G.K/S.B/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria humb me Italinë, a ka shanse të kalojë grupin në Euro 2024?



×

Lajmi i fundit

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë

Euro 2024/ Anglia i falet Bellingham, 'Tre Luanët' mposhtin 0-1 Serbinë