Gjatë hetimeve për veprën penale është konfirmuar se destinacioni i fondeve kriminale në vlerë prej 4 milionë eurosh ishte blerja e hotelit “Grand” në Prishtinë. Hetimet synojnë të identifikojnë se fondet e tilla ishin pronë kriminale dhe se ato duhet të konfiskohen me përfundim të çfarëdo procedure penale, shkruan e përditshmja Koha Ditore
Sipas raportit të publikuar në Koha, hetuesit nga policia e UNMIK-ut, Andrew Millar, në vitin 2008 policët që hetonin privatizimin e hotelit “Grand” kishin kërkuar autorizimin nga prokurori ndërkombëtar për arrestimin formal të Behgjet Pacollit, Selim Pacollit, Zelqif Berishës, Naim Ejupit, Nerimane Ejupit dhe Hajrulla Zaitit, për shkak se të dyshimit kanë kryer veprën e shpëlarjes së parave.
Hoteli Grand është ikona e kryeqytetit dhe ka kohë që nuk ka punuar me kapacitet të plotë, edhepse është vendosur në pjesën më tërheqëse tregtare dhe të biznesit në Prishtinë.
/rg/shqiptarja.com/
/Shqiptarja.com