Hetohet Policia e Kosovës

Hetohet Policia e Kosovës
Organizatat joqeveritare thonë se rreth 330 mijë armë janë në duar të qytetarëve dhe janë pa leje përdorimi në Kosovë. Ato armë kanë hyrë ilegalisht dhe mbahen si të tilla nga qytetarët e Republikës së Kosovës thotë portali Zëri Info
.
Zyrtarët e EULEX janë duke e hetuar se pse Policia e Kosovës nuk i ka përdorur asnjëherë njësinë e qenve të për armatim dhe eksploziv.

Zëri tregon se një zyrtar i EULEX në kushte anonimiteti tregon se “Pas diskutimeve të shumta, ekipi i qenve nuhatës për armatim dhe eksploziv në kuadër të njësisë K9 të Policisë së Kosovës, nuk është përdorur fare për kapjen e grupeve që kontrabandojnë armë ilegalisht në territorin e Kosovës. 

Zyrtarët e Policisë të kontaktuar nga “Zëri” kanë thënë se ekipi i qenve nuhatës për armatim është përdorur në kontrollimin e restoranteve apo objekteve të tjera kur persona të rëndësisë së lartë kanë pasur për të drekuar apo zyrtarë të huaj kanë vizituar Kosovën. Por, në pika kufitare janë të rralla kontrollimet e K9, derisa ne aeroportin Adem Jashari në Prishtinë janë vetëm dy qenë të trajnuar.

/rg/shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se protestat mund ta forcojnë pozicion politik të PD-së?



×

Lajmi i fundit

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën

Debati në ‘Frontline’/ Baçi: Rama përdor drejtësinë për të goditur PD! I kthehet Lita: Gjyqtarët që dënuan Salianjin iu dhanë vulën