Trajneri i Bajernit të Mynihut, Jup Hejnkes, është shprehur i lumtur me fitoren 2:1 kundër gjigantit spanjoll, Real Madrid, në sfidën e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, që të martën në mbrëmje u zhvillua në “Allianz Arena”.
“Mendoj se Reali e nisi shumë mirë ndeshjen dhe në 15 minutat e para na vuri në vështirësi. Por ne ditëm ta rimarrim shumë shpejt lojën në dorë dhe e menaxhuam atë pozitivisht deri në fund. Mbase humbëm ndonjë rast më shumë për gol, por në fund Gomezi i përmirësoi gabimet e tij dhe jam i lumtur për punën e bërë në fushë” tha Heynckes.
“Përgjithësisht fitorja ishte e merituar, por kjo nuk do të thotë se me këtë sukses kemi arritur objektivin tonë”, ka thënë Hejnkes. Duke komentuar vendimet e gjyqtarit, Hauard Ueb, trajneri bavarez është shprehur:
“Është e kotë të flasësh për të, pasi ka përfunduar takimi. Madje, edhe mbi kartonin e kuq të shumëkërkuar nga lojtarët e mi për Marselon, mendoj se gjyqtari veproi drejt. E verdha për të ishte e mjaftueshme, ndonëse ndërhyrja e tij mund të kishte qenë shumë e dëmshme për Mylerin. E rëndësishme është që në fund fituam dhe tani kemi disa ditë kohë për të përgatitur ndeshjen e kthimit në Madrid, e cila do të jetë shumë herë më e vështirë sesa kjo fitore e jona. Reali dhe Murinjo nuk do të dorëzohen lehtë, prandaj të mos festojmë përpara kohe”. (rb/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com