Heynckes: Lojtarët e Bayern
nuk kishin besim te penalltitë

Heynckes: Lojtarët e Bayern<br />nuk kishin besim te penalltitë
Jupp Heynckes, trajneri i Bayern Munchen, zbuloi se disa nga lojtarët e tij nuk deshën të merrnin përsipër goditjet e 11-metërshave në finalen e Champions të humbur ndaj Chelsea.

“Disa nga lojtarët e mi nuk kishin forcën fizike dhe besimin e duhur për të goditur. Robben nuk kishte më besim dhe nuk u caktua për goditje. Për këtë arsye penalltinë e tretë e ekzekutoi Neuer. Këto janë gjëra që ndodhin dhe duhet të mirëkuptohen”, theksoi tekniku gjerman pas ndeshjes.

Heynckes mendon se arsyeja e disfatës së ekipit të tij në Allianz Arena ishte mosruajtja e avantazhit kur kishin mbetur edhe 7 minuta lojë nga përfundimi. “Të gjitha statistikat e ndeshjes flasin për ne, por nuk nuk ditëm të menaxhonim avantazhin”, u shpreh në deklarata për kanalin gjerman ‘SAT 1’.

Heynckes tha gjithashtu se nuk duhet të kritikohet Chelsea për lojën mbrojtëse: “Nuk duhet të kritikojmë kundërshtarin se luajti në mbrojtje. Ne duhet të pyesim veten se pse nuk bëmë gola në momentet vendimtare të ndeshjes.”(rb/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!

I dënuar për trafik droge në Itali, 42-vjeçarit i sekuestrohet pasuri me vlerë 300 mijë euro!