Hicfeld u trembet tifozëve: Do të
jetë atmosferë e ndezur, por fitojmë

Trajneri i ekipit të Zvicrës, Otmar Hicfeld në prag të ndeshjes me Shqipërinë gjatë një konference për shtyp që zhvilloi në ambjentet e ‘Sheraton’ aty ku është akomoduar kombëtarja ‘helvete’ që në fillim të prononcimit për mediat, ka folur përsa i përket futbollistëve shqiptarë që luajnë në Zvicër duke deklaruar se presioni që ata do të kenë mbi shpinë është tepër i madh, por duke qenë se janë profesionistë do të kalojnë gjendjen emocionale .

“Ata do të ndjejnë presionin e tifozëve, pasi mendoj se entuziazmi  do të jetë i madh dhe atmosfera kundër tyre. Megjithatë, mendoj se lojtarët e mi janë mësuar me këtë dhe do të jetë një stimul më shumë në fushën e lojës.

Për ne është një ndeshje e rëndësishme. Do të zbresim në fushë për të marrë maksimumin. Nuk bëjmë llogari me pikët. Mendojmë vetëm për tri pikë në këtë sfidë. Nuk do të jetë një ndeshje e lehtë, por skuadra e di se për çfarë do të luajë.

Do të kërkojmë fitoren për të siguruar kualifikimin që në këtë ndeshje për të mos lënë gjithcka për në ndeshjen e fundit me Slloveninë” deklaron ai. Për mediat ka folur edhe mesfushori i ekipit të Napolit, Gokhan Inler.

“E kam të qartë atë që do të ndiejnë lojtarët me origjinë shqiptare. Të njëjtën gjë kam provuar edhe unë kur luajta kundër Turqisë. Por mendoj se nuk do të jetë një problem”, është shprehur ai. Trajneri nuk tërhiqet dhe këtë ndeshje pritet që të zbresë në fushë me artilerinë e rëndë për të marrë maksimumin e pikëve për këtë ndeshje.

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë

Vota e diasporës/ Fleta e votimit u shkon në 2 zarfe! Shifrat e regjistrimit, ‘miratohen’ për rreth 55 mijë emigrantë