Është hedhur në qarkullim kartmonedha e re me vlerë 10 euro e serisë “Europa”, sipas njoftimit të Bankës Qendrore Europiane. Kartmonedha e re ka karakteristika të përforcuara sigurie si dhe pamje të re. Holograma dhe filigrana përmbajnë një portret të Europës, një figurë e mitologjisë greke.

Një tjetër karakteristikë është numri me ngjyrë të gjelbër të thellë. Kur kartmonedha vëzhgohet nga këndi, në numrin e shndritshëm krijohet një ndjesi e lëvizjes së dritës nga lart posht dhe anasjelltas.